Apeli i GJKKO ka lënë sot në fuqi sekuestron e pasurive të ish-gjyqtarëve të shkarkuar nga vettingu, Fatos Lulo dhe Shkëlzen Selimi.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi më 28 prill kërkesën e SPAK dhe sekuestroi pasuritë e ish-gjyqtarit të Kushtetueses, Fatos Lulo dhe ish anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimit. Sipas SPAK, ish-gjyqtarët kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.
Shkëlzen Selimi u shkarkuar nga KPK-ja në korrik të 2018, për kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar si dhe për fshehjen e këtyre kontakteve. Ish-gjyqtari e ankimoi vendimin, por u shkarkuar nga Kolegji i Apelimit me vendim të formës së prerë në shkurt të 2019.
Fatos Lulo u shkarkua në mars të vitit 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa në korrik 2018, u shkarkua me vendim të formës së prerë nga Kolegji i Apelit. për shkak se disponon pasuri pa burime justifikuese.
Pasuritë që i janë sekuestruar dy ish-gjyqtarëve:
Fatos Lulos i është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 172 m2 në Tiranë. Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin në Rrugën e Durrësit në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia kanë bërë dhuratë motra. Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë ero, ndërsa ka marrë hua edhe 480 mijë euro. Por, komisionet e Vetingut kanë konstatuar se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme financiare për të blerë dhe më pas dhuruar dyqanin me vlerë 120 mijë euro.
Shkëlzen Selimit, SPAK, duke zbatuar ligjin anti-mafia, i ka sekuestruar ½ e një karburanti në Shetitoren Lungomare në Vlorë. Duke qenë se ish gjyqtari u shkarkuar vetëm për pastërtinë e figurës, karburanti nuk ka qenë objekt diskutimesh gjatë seancave të procesit të Vetingut.
Karburantin ish gjyqtari e ka blerë në vitin 2013 për me vlerë 250 mijë euro. Ai pretenduar si burim një kredie me vlerë 6.6 milionë lekë, shitjen e një apartamenti dhe një garazhi në Vlorë me çmim rreth 79 mijë euro si dhe kursimet e tij me vlerë rreth 20 mijë euro. Karburantin e ka dhënë me qira me vlerë rreth 60 mijë USD në vit.
-
Uaaa ja moren Tos mafishes dyqanin.Sa mire ja paskan bo.Ky shiste pordhe neper Tirone,duke fitu pare nga korrupsioni,bashke me koleget gjykates.Gjurmoni edhe paren cash-se kane shume,please.
Përgjigju







Komente
Komento