TIRANE- Për mos dhënien e dëmshpërblimit ndaj 17-vjeçarit invalid Xhulio Shparti, drejtori ekzekutiv i Byrosë Shqiptare të Sigurimeve Saimir Zëmblaku është gjobitur me 500 mijë lekë gjobë nga zyra e përmbarimit, që ka marrë përsipër ekzekutimin e vendimit gjyqësor. Gazeta “Shqiptarja.com” disponon të plotë vendimin ku përbaruesi Valter Kaçupi, ka gjobitur Saimir Zëmblakun me shumën financiare të sipërcituar, por që edhe pas kësaj Drejtori Ekzekutiv nuk ka marrë asnjë masë për shlyerjen e detyrimit, duke kundërshtuar vendimin e përmbaruesit Kaçupi në gjykatën e Tiranës. Nga sa mësohet, gjoba është vendosur në 18 shtator të këtij viti, ndërkohë që në vendimin e përmbarimit nënvizohet duke i rikujtuar Zëmblakut se ai me veprimet e tij është duke konsumuar elementët e veprës penalë të “Pengimit të titullit ekzekutiv”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal.
Refuzimi i Zëmblaku
Byroja Shqiptare e Sigurimit, ka refuzuar të ekzekutojë vendimet gjyqësore edhe kur i është kërkuar ekzekutim vullnetar edhe kur është marrë masa shtrënguese nga zyra përmbarimore. Sipas vendimit të vendosjes së gjobës prej 500 mijë lekë, pala debitore është lajmëruar për ekzekutim vullnetar që më datën 21 mars 2012 dhe sërisht i është lënë një afat për ekzekutim në këtë formë. Mirëpo titulli ekzekutiv rezulton akoma i pa ekzekutuar duke qënë në shkelje të nenit 42 të Kushtetutës dhe duke mohuar një të drejtë themelore të kreditorit, e cila mbrohet nga Kushtetuta dhe Konventa Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, si pjesë e rëndësishme e të drejtës për një proçes të rregullt.
Sipas nenit 606 të Kodit të Procedurës Civile, ndaj debitorit që refuzon, që në këtë rast është Saimir Zëmblaku, kryen në mënyrë të parregullt, nuk respekton afatet ose kryen të kundërtën e asaj që me vendim të gjykatës është i detyruar, kur nuk ka vend për pergjegjësi penale,përmbaruesi gjyqësor ka të drejtë e gjobitjes deri në 50 000 lekë, në çdo rast deri në ekzekutimin e detyrimit, të caktuar nga gjykata. Më tej në vendimin e gjobitjes së Saimir Zëmblakut thuhet se drejtori ka refuzuar të kryejë detyrimin edhe në rastin kur i është kërkuar forma e kompesimit me këste.
Dhjetëra raste
Rasti i jetimit invalid nuk është i vetmi, pasi siç mësohet nga zyra përmbarimore janë dhjetëra çështje të tilla, ku Saimir Zëmblaku është gjobitur me 500 mijë lekë gjobë. Bëhet fjalë për mos ekzekutimit të vendimeve gjyqësore nga kjo byro, ku në disa raste, shtetas të ndryshëm që janë aksidentuar nuk kanë mundur të marrin mjekime më të specializura, për shkak të mos pagesës nga ana e Byrosë Shqiptare të Sigurimit. Ndërkohë që vetë drejtuesit e byrosë ndjekin rrugën e gjykatës në të gjitha rastet, ku kërkohen pezullimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Të njëjtën rrugë e ndjekin edhe në rastet kur përmbarimi vendos gjobat ndaj drejtuesve, duke futur kështu procesin në një spirale juridike, vetem e vetëm për të fituar kohë dhe çorientuar akoma dhe më tepër personat e ndryshëm që kanë mbetur të dëmtuar në aksidentet rrugore.

Shkrimi u publikua sot (12.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com