'Nuk isha në planet e Chelsea', Jorginho: Me Arsenalin firmosa për 48 orë

'Nuk isha në planet e Chelsea', Jorginho: Me Arsenalin firmosa për 48 orë

Jorginho

Mesfushori italo-brazilian, Jorginho ndryshoi skuadër në ditët e fundit të merkatos së janarit. Ish-i i Chelsea ka treguar se zgjodhi të kalojë te Arsenali për shkak të projektit dhe se nuk e ndjente veten më pjesë të Bluve.

“Ata më telefonuan dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt, ne e bëmë marrëveshjen në më pak se 48 orë. Kisha folur me Chelsea dhe e dija që nuk isha më pjesë e planeve të tyre. Doja të përparoja karrierën time dhe projekti i Arsenalit m'u përshtat. Është një ekip që luan futboll të mirë dhe i përshtatet karakteristikave të mia. Kam shqyrtuar çdo skenar dhe kam marrë vendimin”, tregoi italo-braziliani.

Më pas Jorginho foli dhe për ecurinë në Premier League dhe përshtatjen në ekip.

“Nuk mund të bësh gabime kundër kampionëve të këtij niveli. Ne i bëmë ato dhe City na ndëshkoi. Ne ishim të zhgënjyer me rezultatin, por qëndruam të qetë sepse kishim bërë gjëra të mira. Titulli kampion? Nëse ne nuk besojmë tani, atëherë kur?", tha mesfushori.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025