‘Nuk ishte faji yt...’ ,Shakira dedikim për Pique-n? Mesazhi misterioz i këngëtares

‘Nuk ishte faji yt...’ ,Shakira dedikim për Pique-n? Mesazhi misterioz i këngëtares

Shakira dhe Gerard Pique

Shakira vazhdon të bëjë bujë katër muaj pas ndarjes së saj nga mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique

Një ndarje, e cila ende pasohet me ‘betejat  ligjore’ për çështje të tilla si kujdestaria e fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha , dhe zhvendosja e këngëtares në Miami.

Këngëtarja kolumbiane kërkon të rindërtojë jetën e saj dhe po e bën atë në një botë që i ka dhënë kaq shumë gëzim ndër vite, në muzikë , ku është bërë një nga artistet më të njohura në botë, veçanërisht gjatë viteve 2000. Një skenë që ajo nuk e ka braktisur kurrë, por që e ka lënë në njërën anë për pak kohë, para se të rikthehej me këngë si 'Të përgëzoj'.

Por, Shakira duket se nuk dëshiron të ndalet me kaq, dhe për këtë të enjten mbrëma ajo ndau një publikim përmes kanaleve të saj në rrjetet sociale me një mesazh misterioz: “ Nuk ishte faji yt… ”.

Mesazhi ka marrë lloj-lloj reagimesh nga më shumë se 76 milionë ndjekësit e saj në Instagram, dhe megjithëse fansat e këngëtares kanë menduar se i drejtohej ish-partnerit të saj, disa e kanë vënë në dukje se është një strategji marketingu, ndërsa vetë Shakira së fundmi ka bërë të ditur se ajo shumë shpejt do të publikojë një album të ri. Një mënyrë ndryshe për të treguar ndjenjat e saj dhe për t'i dhënë muzikës një vend në jetën e saj.

Edhe pse mund të jetë një strategji për të promovuar albumin e saj të ardhshëm, kjo nuk do të thotë se disa këngë mund t'i referohen Piqué, siç ndodhi me këngën me Rauw Alejandro, 'Te felicito', (ju përgëzoj) për të cilën u përfol se ishte për lidhjen e re të Pique-me Clara Chian.

Artistja tashmë është duke përgatitur një këngë të re së bashku në bashkëpunime të tjera, mes tyre edhe Ozuna.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës