Një 25 vjeçar me iniciale A.Z nga Lezha është vënë në pranga të policisë, pasi në makinë iu gjet një armë tip zjarri pistoletë pa leje.
I riu nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë arritur të bëjnë bllokimin e tij në fshatin Shullaz, Kurbin.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me krehër me 7 fishekë.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit A. Z., 25 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje "dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë ".
‘Në kuadër të këtyre kontrolleve, në Kurbin, forca e pocaçme "Shqiponja" i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një mjetit tip "Benz", i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen. Sherbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë arritur të bëjnë bllokimin e tij në fshatin Shullaz, Kurbin.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet dhe u sekuetrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me krehër me 7 fishekë.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit A. Z., 25 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje "dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë ".
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit rrugor në DVP Lezhë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
-K.M., 21 vjeç, B.K., 21 vjeç, E.M., V. Gj., 27 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, banues në Lezhë dhe Kurbin, pasi në Shëngjin, në qytet Lezhë dhe në aksin rrugor Lezhë-Milot-Kurbin janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetet e tyre pa leje drejtimi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorive Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.