Posta Shqiptare me qëllim për të sqaruar pensionistët ka ngritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme, Njësinë e përqendruar të Ankesave për qytetarët, e cila do t'u vijë në ndihmë pensionistëve të cilët do të duhen të marrin pensionin në shtëpi. Nga nesër kësaj kategoria nuk i lejohet të dalin pasi janë kontigjenti më i rrezikuar nga koronavirusi. Sipas postës kjo njësi e re do të shërbejë si urë kominikimi mes pensionistëve dhe zyrave postare ku më parë kanë tërhequr pensionin.

Njoftimi i Postës Shqiptare:

Me qëllim për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve të pensionistëve si dhe për t’i dhënë zgjidhje sa më të shpejtë problemit të secilit prej tyre, Posta Shqiptare ka ngritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme, Njësinë e Përqëndruar të Ankesave për qytetarët shqiptarë. 

Njësia e Përqëndruar e Ankesave do t’ju vijë në ndihmë të gjithë pensionistëve të cilët kanë kontaktuar në të gjitha kanalet e komunikimit të Postës Shqiptare, por ende nuk kanë marrë përgjigje mbi problematikën e tyre /ose janë të paqartë mbi procedurën e ndjekur për shpërndarjen e pensioneve në shtëpi. 

Njësia e Përqëndruar e Ankesave do të shërbejë si një ure komunikimi ndërmjet pensionistit dhe zyrave postare ku më parë kane tërhequr pensionin, me qëllim dhënien zgjidhje sa më shpejt të problemit të tyre.

Numrat e vënë në dispozicion janë:

069 643 4625 - Blerina

068 222 2240 - Damiana

068 407 9251 - Anila

069 862 9299 - Elvisi

069 3623 009 - Hansi

069 606 9500 - Ervisi

Mos hezitoni të na kontaktoni, çdo ditë nga ora 8:00-16:30 

Posta Shqiptare, gjithmonë pranë jush!