BRITANI E MADHE- Gjesti solidar i dy berberëve shqiptar, nuk ka në emocionuar vetëm 58-vjeçaren britanike, Caroline Ross e cila vuante nga kanceri por edhe çdo njëri që ka parë videon e tyre në rrjet.
Në një betejë prej vitesh me kancerin dhe me “plagët” e kimioterapisë, Caroline vendosi të qethi plotësisht flokët që po i gjente tufa-tufa çdo mëngjes në jastëkun e krevatit të saj.
Ajo zgjodhi ta bëjë atë, në sallonin e dy të rinjve, dy të rinjve me origjinë shqiptare, që punojnë ndershëm për të nxjerrë të ardhurat e tyre të përmuajshme.
Ishin pikërisht ata 2, Andi Bica dhe Kledian Peci, që do t’i shkaktonin lot gëzimi, nga ato lot që të kujtojnë se akoma ka njerëz të mirë dhe solidar.
Teksa filluar ta qethnin, 2 djemtë ndaluan dhe u qethën gjithashtu, për t’i treguar gruas 58-vjeçare e ajo nuk është vetëm, as në këtë ditë të vëshirë.
E befasuar nga ky veprim, lotët filluan t’i rrihnin por ishin lot gëzimi....
“Sa djem të mirë, unë akoma jam e tronditur nga ky moment emocional”, tregoi Caroline.
Andi, i cili prej 11 vitesh jeton në Britaninë e Madhe, tha për mikrofonat e mediave lokale se sapo dëgjoi arsyen përse Caroline ishte aty, menjëherë i lindi kjo ide e bukur.
“Unë nuk doja që ajo ta kuptonte, kështu që unë i thash idenë time kushëririt dhe të lumtur vendosëm ta bënim kështu. Ishte një moment shumë i bukur”, tha ai.
Shqiptari, ndau edhe një histori të dhimbshme familjare.
“Nëna ime vdiq nga covid rreth gjashtë muaj më parë dhe e di se sa të vështira mund të jenë gjërat. Doja t’i jepja pak mbështetje. Duhet të jesh pozitiv për të luftuar gjithçka.”, tregoi ai.
Kjo video është publikuar në Internet duke shkaktuar lot gëzim për këdo që e sheh.
Komente









