Jo të gjithë kanë fatin ta kenë smaltin e dhëmbëve të bardhë si aktorët nëpër filma.

Nuk ndiheni rehat me këtë fakt dhe doni ti zbardhni dhëmbët me lazer.

Mësoni më parë se kjo proçedurë ka disa efekte anësore të cilat nuk do tju pëlejnë.

Para proçedurës së zbardhjes pacienti patjetër duhet të informohet lidhur me shkaktarin e ndryshimit të ngjyrës, rezultatet e pritura, si dhe me efektet e padëshiruara.

Efektet anësore që mbeten pas zbardhjes së dhëmbëve me lazer.

Rritja e ndjeshmërisë së dhëmbit ndaj të ftohtë dhe të nxehtit, për ditë me radhë ju nuk do mund të pini ose hani gjëra të nxehta ose të ftohta pasi do të ndjeni dhimbje të dhëmbëve.

Irritimi i indeve të buta të gojës, nga përdorimi i lazerit ju mund të keni irritim të mukozës së gojës për disa ditë.

Irritimi i mishit të dhëmbëve, pas seancave me lazer mishi i dhëmbëve do jet tepër delikat dhe mund të keni dhimbje.

Pavarësisht seancave me lazer dhe perfitimit të dhëmbëve të shndritshëm kjo gjë nuk do të  qëndrojë përgjithmonë dhe do duhet të bëni sërish seanca zbardhjeje.   

Redaksia Online 
Er.K/Shqiptarja.com