Nuk justifikoi pasurinë e gruas, shkarkohet prokurori Elsion Sadiku

Nuk justifikoi pasurinë e gruas, shkarkohet prokurori Elsion Sadiku

KPK

Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit të Korçës, Elsion Sadiku nuk është rikonfirmuar nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit. Pas seancës dëgjimore të zhvilluar disa ditë më parë, trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici ka vendosur që prokurori të mos rikonfirmohet. 

Sipas KPK-së, pikat ku u cënua figura e Sadikut është blerja e pajisjeve dentare në vitin 2007 për klinikën e bashkëshortes, kontrata e shitblerjes së një pallati dhe pushimi i një çështjeje.

Fillimisht sipas raportit të ILDKPKI-së, deklarimi i Sadikut rezulton i saktë dhe me burime të ligjshme, raport të cilin e ka mbështetur edhe KPK-ja.

Prokurori Sadiku deklaroi si pasuri tijën: bashkëpronësinë e një toke bujqësore me sipërfaqe 16 mijë m2; blerjen e pajisjeve për një klinikë dentare dhe kaparin prej 13 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti 108 m2, të cilat janë kthyer mbrapsht për shkak të anullimit të shitjes.

Për klinikën e bashkëshortes është harxhuar vlera e 7.5 mijë eurove. Në një kohë kur ajo ka deklaruar në 2008 një dhuratë nga babai për fejesën vlerën prej 500 mijë lekësh dhe 1 mijë lekë të ardhura nga puna si dentiste edhe pse në këtë periudhë kohore ajo nuk rezulton të ketë qënë e punësuar.

Një tjetër problem është kontrata e shitblerjes së një pallati me vlerë 34 mijë euro duke paguar fillimisht 27 mijë euro; më pas është bërë anulimi i kontratës, e cila më pas është lidhur për një apartament tjetër. Kjo kontratë nuk ka burime të ligjshme.

Gjithashtu subjekti i rivlerësimit në qershor të 2015 ka marrë vendim për "pushim çështjeje" me arsyetimin që nuk plotësoheshin elementët e veprës penale. Çështja ka bërë bujë pasi është denoncuar edhe në një emision investigativ, ku thuhej se dy pedagogët në Korçë kishin shfaqur parregullsi gjatë punës.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se subjekti nuk ka kryer veprime të plota dhe shteruese ndaj pjesëmarrjes dhe diplomimit në Bullgari, ku provimet jepeshin në bullgarisht apo anglisht, ndërsa dy të dyshuarit (burrë e grua) nuk kanë paraqitur akte të njohjes së kësaj gjuhe.

KPK

Në fjalën e tij, Sadiku është shprehur se pajisjet do t’i kishte blerë me shumën e 1.5 milion lekëve të cilat i kishin kursyer por më pas i kishin gjetur të përdorura me çmimin e 7500 eurove.  Sadiku ka sqaruar edhe shumën e një milionëve si pajë kur më parë kishte deklaruar 500 mijë lekë.

Të ardhurat prej 1 milion lekësh nga puna e gruas nuk janë të vitit 2008, por nga 2007 deri në mars 2009. Përveç të ardhurave të punës bashkëshortja mori dhuratë nga babai si pajë një milion lekë. Bashkëshortja ka nisur të punojë menjëherë pas përfundimit të shkollës, por e paregjistruar. Në vitin 2009 ajo e ka marrë pagesën cash dhe jo përmes sistemit bankar. Nga 2008 deri në 2012 unë nuk kam deklaruar cash, për shkak se formulari i deklarimit nuk e ka pasur kategori për ndryshimin e gjendjes në cash. Për këtë arsye deri në 2012 nuk kam deklaruar shtim të vlerës së parave cash.

Elsion Sadiku

Por pavarësisht sqarimeve të tij, KPK-ja ka shkarkuar prokurorin Sadiku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:12
Vettingu, sot në 'sitë' kreu i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka

Kreu i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka do dalë në seancë dëgjimore përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) sot në orën 15:00, për t'iu nënshtruar Vettingut.

Trupi gjykues që do shqyrtojë dosjen e Rreshkës përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Etleva Çiftja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Suloja: 27/07/2018 14:46

    Elsioni me gruan farmaciste kurse DVORANI me gruan te dypunesuar Ansig dhe Insig, por pa pare nen dyshek.... cfare Hipokriti.

    Përgjigju
  • drejtesia: 27/07/2018 13:22

    Eshte e pabesueshme. Prokurori qe ka luftuar korrupsionin ne gjyqsor, ne polici, banka e cdo sektor tjeret. Jep drejtesi I pandikuar nga politika dhe I patunduar. Nderkohe qe sot iu be nje padrejtesi. Shpresoj qe apeli ti ktheje ne vend dinjitetin atij dhe Te jape sinjalin qe sistemi duhet ti mbaje me Te miret e Te ndershmit dhe Jo ti largoje ato.

    Përgjigju
  • drejtrsia: 27/07/2018 12:52

    Prokurori me I devotsgem, I ndershem, Ai qe je drejte sot iu be nje padrejtesi. Ju lutem apelit ta shikoje me drejtesi, pasi sistemi ka nevoje per Te. Respekt per punen tende qe je I vetmi qe ke denuar korrupsionin ne gjyqesor, ne banka, ne polic.

    Përgjigju
  • Jam elsioni: 27/07/2018 12:48

    Rrespekte per prokuror Elsionin. Qyetetar familajr dhe profesionist me integritet. Gjithe Korca e njeh si te tille.

    Përgjigju
  • Juristi: 27/07/2018 12:30

    Shume i vertete fakti! Te gjithe qe e njohin e dine shume mire qe eshte nje nga prokuroret me integritet te larte moral e profesional.Skandal me kete shkarkim. Turp turp

    Përgjigju
  • Ali: 27/07/2018 12:08

    Prokurori me i sakte, i afte dhe i ndershem. Me kete shkarkim kuptohet se po shkojme drejt shkaterrimit te sistemit te drejtesise. Vazhdoni keshtu qe te konfirmoni plehrat dhe te shkarkoni te ndershmit.

    Përgjigju
  • Korcati: 27/07/2018 10:08

    Shkarkuat prokurorin e veem te ndershem ne Korce.

    Përgjigju
    • Skenderbeu: 27/07/2018 18:40

      Ky eshte nje nga prokuroret me mafioze te Korces. Ka vjedhur me shume nga te gjithe e hiqet si me i ndershmi. Vetem nje dosje te tij te shohesh te ze lemeria. Nje te pandehur pa fakte e con ne gjyq dhe nje tjetri me fakte ia pushon ceshtjen. Elsioni eshte nje plehre. I kane bere nder qe e kane shkarkuar per pasurine. Ai duhej shkarkuar per anen profesionale

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja