Nuk justifikojnë pasuritë
217 zyrtarë, ILDKP gjobit 30

TIRANË - Inspektoriati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka gjobitur 35 zyrtarë për mos deklarim të pasurive së tyre, sipas afateve të vendosura nga ky institucion. Ndërkaq, 217 funksionarë publik nuk kanë dorëzuar deklaratën e pasurisë, që vërteton burimin e të ardhurave për pasuritë e krijuara.

Kryeinspektorja, Zana Xhuka deklaroi gjatë ditës së sotme se verifikimet janë ende në proces ndërsa është duke pritur nga parlamenti vlerësimin për punën e këtij institucioni pas raportit të dorëzuar në muajin shkurt.

E pyetur në lidhje me denoncimin publik të stafit të ILDKP-së për abuzime në marrëdhëniet e punës me ta nga vetë Xhuka, kjo e fundit u përgjigj se, nuk mund komentonte një letër anomime. “E kam lexuar edhe unë si çdo qytetar këtë letër dhe do më vinte mirë që ajo të kishte emra në të”, ishte deklarata e Kryeinspektores, Zana Xhuka

Për sa i përket rasteve të dorëzuara në prokurori për tu hetuar, ende nga ILDKP-ja, nuk ka asnjë shifër se sa është numri i tyre, ndërsa nga Prokuroria e Përgjithshme, për A1 Report, zyra e shtypit njofton se deri më tani nuk ka asnjë kallëzim të ardhur nga ky institucion.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët