Nuk justifikon dot pasurinë, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ervin Karanxha! Debate dhe tension, garda e shoqëron jashtë bashkë me avokatët

Nuk justifikon dot pasurinë, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ervin Karanxha! Debate dhe tension, garda e shoqëron jashtë bashkë me avokatët

Ervin Karanxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin, Ervin Karanxha pasi nuk ka mundur të justifikojë pasurinë.  KPK gjeti mungesë të burimeve financiare për Prokurorin e Tiranës, pasi ai rezulton se ka një bilanc negativ, domethënë ka shpenzuar më shumë se sa ka fituar ligjërisht.

Gjatë zhvillimit të seancës së sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka pasur debate dhe avokatët e tij janë nxjerrë jashtë nga efektivët e Gardës së Republikës. Ervin Karanxha është bashkëshorti i ish-gjykatëses Bernina Kondi, e cila u shkarkua disa muaj më parë sepse edhe ajo kishte probleme me pasurinë.

Komisioni konstatoi se prokurori Ervin Karanxha dhe bashkëshortja e tij tashmë e shkarkuar nga KPK, Bernina Kondi nuk kanë pasur mundësi financiare për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 90.12 m2 në Tiranë, të porositur në vitin 2011 kundrejt  çmimit 8.2 milionë lekë.  Sipas KPK, bashkëshortja e subjektit ka porositur një apartament në Berat për vlerën 6 milionë lekë kur ajo punonte si gjyqtare në atë qytet dhe ka përfituar kredi të butë për mundësimin e strehimit në shumën 5 milionë lekë.

Komisioni ka verifikuar edhe mundësinë e prokurorit Karanxha dhe bashkëshortes së tij për krijimin e kursimeve që kanë shërbyer për një pjesë të çmimit të apartamentit të blerë në 2011-ën. Relatorja tha se nga hetimi ka rezultuar se subjekti nuk ka pasur mundësi për krijimin e likujditeteve gjatë periudhës 2003-2008, kur ai ka çelur disa depozita; konkretisht në shumat 10 mijë USD në vitin 2006 dhe 3000 USD të tjera në gjendje cash si dhe një depozitë 10 mijë USD në 2008-ën, nga e cila ka tërhequr po atë vit 8000 USD. Si problem për pasurinë u relatua edhe një hua në shumën 1.2 milion lekë që bashkëshortja e Karanxhës ka deklaruar se e ka marrë në vitin 2010 nga vajza e tezes së saj, me qëllim likujdimin e një kredie të 2005-ës. Edhe pse kredia është marrë nga bashkëshortja e subjektit para se ata të lidhnin martesë në vitin 2009, Komisioni ka hetuar mbi mundësinë e huadhënëses për krijimin e kësaj vlere me burime të ligjshme. Nga analiza financiare paraprake për periudhën 2003-2016, KPK gjeti pamundësi financiare në vlerën e 3.4 milionë lekëve.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK dhe Komisioni nuk kanë gjetur probleme për kriterin e pastërtisë së figurës. Gjithashtu, Karanxha mori vlerësim pozitiv edhe për profesionalizmin.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sara: 06/03/2024 20:32

    Famije e ndrye me ne kryer hetuesin dhe prokurorin e diktatures Kosta Karanxha, nje qenie e felliqte qe ndot emrin NJERI qysh sa e sheh

    Përgjigju
  • Sybiu: 08/07/2021 04:33

    Oh Shqiperi e mjere, ne dore te kujt ke rrene, vetem fytyren shikoji dhe pastaj komento. Ketij edhe lopet nuk ia besoj, sepse nuk i sjell te gjalla ne darke.

    Përgjigju
  • Lea: 07/07/2021 12:52

    Me keto avokat qe ka marre karanxha e kishte te sigurt ikjen. Keto te dy jane llumi i avokateve gangstera

    Përgjigju
    • Melisa: 07/07/2021 20:56

      Perse sipas teje Karanxha nuk eshte llum? Ka zgjedhur llumi llumin. Sot eshte nje fitore tjeter e drejtesise dhe popullit shqiptar kundra bandave te prokuroreve qe perfaqeson ky ndyresire. Zoti ende nuk ka mbaruae pune me ndeshkimin e kesaj familje cibanesh te lidhur si me krimet e diktatures nga i jati dhe nga ktimet e demokracise nga pjellat e veta

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?