Pensionet/ Rama akuza të forta prokurorisë së Tiranës: Prej vitesh prokurorët mbulojnë me trupat e tyre dosje ulëritëse të evazionit fiskal

Tirane- Dosjet miliona euro të evazionit fiskale të bizneseve, flenë në Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm. Në takim me pensionistët e qytetit të Durrësit Kryeministri Edi Rama, ju kthye edhe një herë nën deklarimit të pagave, ku tha se dosjet e bizneseve të identifikuara nga Administrata Tatimore për evazion nuk hetohen nga porokuroritë e rretheve, sidomos ajo në Tiranë.

“Me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, duke filluar nga Prokuroria e Tiranës ne kemi probleme të mëdha që flasin akoma për sa shumë nevojë ka që kjo reformë të shtrihet në praktikën e përditshme edhe të këtyre prokurorive. Pse e them këtë? Keni dëgjuar ju, deri sot që ndonjë sipërmarrës të merret si i pandehur për evazion? Nuk keni dëgjuar. Domethënë për shmangie taksash me miliona. Keni dëgjuar ndonjëherë? S’keni dëgjuar. Mendoni ju që nuk ka. Patjetër që ka. Por mendoni që administrata nuk i ka identifikuar disa prej tyre? I ka identifikuar. Mendoni se nuk ia ka referuar prokurorisë? Ia ka referuar. Në Prokurorinë e Tiranës prej vitesh janë mbuluar me trupat e prokurorëve dosje ulëritëse të evazionit fiskal. Evazion që më vjen keq ta them, por që e kanë prokurorinë në xhep se unë nuk gjej asnjë shpjegim tjetër. , tha Rama.

Me aksionin e nisur kundër deklarimit jo real të pagave si shkak që po frenon rritjen e fortë të pensioneve, kryeministri Rama tha se nuk do të ndalojnë deri tek ndjekja penale për të gjithë bizneset që nuk reflektojnë.

“Nuk do e pranojmë asnjë pagë të pabesueshme nga hotelet. Në deklarimin e pagave duhet të jeni të vërtetë, sepse do ua kthejmë, nëse nuk reflektoni do të shkoni në ndjekje penale dhe nuk keni nga shkoni”, tha Rama.

Përtej këtyre sfidave krahasimi me dekadën e kaluar për kreun e qeverisë është si dita me natën, pasi para 2014-ës me reformën e demokratëve pensioni maksimal ishte 24 mijë lekë.

“100 mijë pensioniste marrin mbi 300 euro ne fund te vitit”, tha Rama.

Ndërsa ministri i Ekonomisë teksa tha se vitin e ardhshëm indeksimi i pensioneve do të bëhet në muajin prill.

“Indeksimi i pensioneve do të ndodhë në prill, do ta quajmë si gjysmë indeksimi”, tha Gonxhja.

Sa i takon reformës së re të pensioneve, Rama tha se po vlerësohet si opsion që çdo % e rritjes ekonomike që është mbi parashikimin e qeverisë, të jepet për pensionistët.

“Po vlerësojmë se si të fusim në skemë që çdo përqindje e rritjes ekonomike më e madhe se parashikimi i qeverisë, do të shpërndahet si bonus për pensionistët”, tha Rama.

Edhe në këtë takim u premtua bonus fundviti më i lartë se 5 mijë lekë, por pa dhënë ende një shifër konkrete.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:47
'Ai që këndon si gjysmagjeli në maj të penxheres ju jepte bonus vetëm një gjel!' Rama u kujton pensionistëve kohët e Berishës: Nuk do merrni vetëm 50 euro

Kryeministri Edi Rama u premtoi pensionistëve rritjen e bonuesit të fundvitit, ndërsa u kujtoi kohë kur qeveriste ish-kryeministri Sali Berisha dhe bonusi ishte vetëm për të blerë gjelin e vitit të ri. 

E ndërsa është drejt finalizimit rritja e bonusit, në plan është dhe rritja graduale e pensionit

Nuk ka një shpellë diku me florinj që duhet ta hapim. Çdo pension që rritet, rritet përgjithmonë. Në fund të vitit ju keni marrë çdo vit bonusin. Ka qenë njëri që e mbani mend ju që thoshte “Do ju japim gjel për Vitin e Ri”. Ju kujtohet një i gjelit që është duke kënduar si gjysmagjeli atje në majë të penxheres? Dhe ju jepte një gjysmagjel atëherë dhe jua bënte për gjë të madhe. Ne e rritëm bonusin dhe e bëmë jo një gjel për dy pensionistë, por një bonus 50 euro për secilin nga pensionistët në rast kur janë çift në një shtëpi. Pra, nuk merr vetëm një gjel dhe ndajnë një krah njëri e një kofshë tjetri. Tani kjo nuk mjafton më. Kjo është shumë e qartë për ne. Nuk mund t’ju themi që prapë do të merrni 50 euro bonus dhe kaq.E para, jemi duke finalizuar dhe do të rrisim bonusin e fundvitit që do të jetë çdo vit aty.' tha Rama.

Ora 11:14
Pse u rritën pagat e deputetëve e jo pensionet? Rama: Edhe sikur ta pezullonim komplet do ndikonte vetëm 30 lekë

 

Në takimin me pensionistët e qarkut të Durrësit, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, ministri Gonxhja deklaroi sot se do të ketë një tjetër indeksim për pensionistët prillin e vitit që vjen, si dhe se bonusi i këtij viti do të jetë më i lartë se vitet e shkuara.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave por dhe atyre që nxisin pensionistët të protestojnë para kryeministrisë duke thënë se qeveria rriti pagat e deputetëve dhe qeverisë por nuk rriti pensionet

Pse rriten pagat e deputetëve?

Pagat për kuvendin janë pagat për kuvendin. Edhe sikur ta pezullonim fare parlamentin e tia merrnim pagat e deputetëve e di sa do të ndikonte?
Do ndikonte 30 lekë. Sikur ta pezullonim komplet qeverinë bashkë me deputetët. 30 lekë. Sigurisht që ky është muhabet kot por ky është thelbi. Çështja nuk është kështu. Taksat janë të fëmijëve, sigurimet shoqërore janë të pensionistëve. Po ju them që 500 milionë është cdo vit gropa që duhet të mbushim për pensionet e 500 milionë është gropa tjetër që duhet të mbushim nga mospagimi i detyrimeve të sigurimeve shëndetësore”

Ora 10:42
Rama takim me pensionistët në Durrës, Ministri: Indeksim pensionesh në prill! Të moshuarit protestë para kryeministrisë: Po humbasim integritetin

Tirane- Ndërsa qeveria vijon takimet me pensionistët për të ndarë pikëpamje për skemën e re të pensioneve, para kryeministrisë u organizua sot një tjetër protestë, pjesëmarrës të të cilëve janë sërish të moshuar të cilët kërkojnë një pension dinjitoz.

"Me pensionet tona po humbasim integritetin. Të vendoset minimumi jetik' tha një pensionist para kryeministrisë.

Edhe qeveria pranon se pensionet janë të uleta dhe po ndërmerr një sërë hapash një nga këto lufta kundër informalitetit të pagave. 

Në takimin në Durrës ku ndodhet dhe Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe tha se indeksimi i pensioneve vitin e ardhshëm do të bëhet në muajin prill dhe jo në muajit tetor.

"Indeksimi i pensioneve do te ndodhe ne prill, do ta quajme si gjysme indeksim" tha Gonxhe.

Në takim janë dhe Zv.Ministrja (MEKI) Olta Manjani dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako takim me pensionistët për të ndarë pikëpamje për skemën e re të pensioneve

Protesta

Para kryeministrisë protesta u organizua nga 'Lëvizja Bashkë" e Arlind Qorit. Pensionistët kërkojnë rritjen që meritojnë. “Mjaft më! Tre mandate gënjeshtra dhe mashtrime nga Edi Rama” shprehen ata.

“Pas pak ditësh buka do të rritet me 15%. Qeveria e Ramës justifikohet se për ju nuk ka para, ndërsa mburret se PBB është dyfishuar këto 11 vite. Atëherë pensionet tuaja duhet të ishin dyfishuar. Kjo qeveri i bëri rrogat e deputetëve i bëri 3.5 milionë, dyfishoi rrogat e ministrave, kryeministrit dhe Presidentit. Ju me këtë protestë dhe me ato që të vazhdoni e keni gozhduar Edi Ramën, që nuk ka qenë më shumë në vështirësi se në ato të protestave në vitin 2018. Për ditë ka lëshuar deputetë, ministra, kryetarë bashkie dhe patronazhistë. Ju keni arritur ta shqetësoni Edi Ramën. Mos u ndalni” tha Qori.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama dha dhe një afat të saktë dje në takimin me pensionistët e Fierit se kur do të rriten pensionet.

“Anëtarësimi në BE dhe rritja e pensioneve janë 2 objektivat themelorë të mandatit të katërt dhe për këtë mos kini as më të voglin dyshim.”

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/10/2024 02:33

    /Edhe sikur t'i pezullonim te gjitha rrogat kryesore te shtetareve e t'ua jepnim pensionisteve, vetem 30 leke do te ndikonin ne pension/-perserisim permbledhtazi cfare u thote Rama pensionisteve.Mire o z.Rama,por mos harro disa ndryshime,1-shtetaret marrin rroga te plota e me te lartat ne vend,pensionistet marrin pension,qe nuk krahasohet as me nje rroge zyrtari te thjeshte.2-shtetaret marrin djeta ne ushqim,gaz,telefon,qira,udhetime,etj,pensionistet marrin bonusin e fundvitit,nje sherbim shendetsor /falas/ por me pagesa nen e mbi dore per sherbime spitalore e per te blere ilace qe /nuk gjenden/asgjekundi falas, pervecse ne farmaci/ose ne spitale private kundrejt pageses.Shtetaret bllokojne rruget me Land Rover te shtrenjte,kurse pensionistet /makina/te preferuara kane bicikleten,kembet e tyre,ndonje motociklete dhe autobuzet qe do ua beje free Lali Eri ne Janar dhe kjo vetem per fatlumet qe jetojne ne Tirane;pensionistet mezi mbyllin muajin kurse shtetaret darkojne ne restorante te shtrenjta,kane pasuri miliona $,bejne pushime jashte,e marrin me qira apt.ne disa nga qytetet me te shtrenjta ne bote,si Ahmetaj ne Zvicer,apo bejne shopping si Kryemadhi me mijera dollare;shtetaret kane apartamente,vila,dyqane me shumice,pensionistet jetojne shumica ne apt.e Xhaxhit;pensionistet mezi mbyllin muajin edhe pse ndihmohen nga remintancat e femijeve e diaspores;kurse shtetaret e tu ,jane ata qe mbajne femijet,bile dhe i llastojne me luks.Dhe ne fund,kur qenka nje ndikim /vetem prej 30 lekesh/,pra pa rendesi per pensionet,po aq /ndikim/duhet te kete dhe ne ekonomine financiare te shtetareve qe jane mijera here me mire ekonomikisht e financiarisht se pensionistet e megjithate te gjithe i ngriten duart,te gjithe votuan qe t'i rrisnin vetes ate /ndikim 30 lekesh/,nuk pame ndonjerin te hiqte dore vullnetarisht,apo te mos e pranonte!!!

    Përgjigju
  • Go West: 30/10/2024 20:19

    Nje sqarim per dosjet e prokurorise. Ne gjykimin tim jo shterues, dosjet qe perdredh ne duar prokuroria jane ato qe pritet "te hidhen", dosjet e atyre qe jane hedhur, jane mbyllur, ndersa dosjet e atyre qe nuk jane hedhur i kane çuar per gjykim. Qofsha i gabuar.

    Përgjigju
  • Gjergj: 30/10/2024 19:42

    Hopala. Ja ku e gjetèm edhe fajtorin e pensioneve qè nuk mjaftojnè as pèr bukè thatè. Ato pak mjete financiare qè pati, kryeministri i pèrdori pèr rrogat e atyre qè sot po arrestohen pèr hajdutèri,,sepse 3,5 milionè lekè, nuk mjaftonin,tè deputetève dhe ministrave. Mos u mèrzisni o pensionistè. Ditè mè tè mira do vijnè. Fajtorin e palo pensioneve tuaja, ua tregojè kryeministri. Tani, jepjani votèn edhe pèr nja 2 legjislatura sepse i nevojitet. Tè na rrojè sa malet krietari dhe pushteti i tij i korruptuar.

    Përgjigju
  • Nostradamus: 30/10/2024 15:34

    Jepini edhe nje shanc ketij dereziut se jeten perpara e kini o shoke pensioniste. Po s’qe kete mandat, tek tjetri. Po s’qe ne kete bote, tek Shen Pjetri.

    Përgjigju
  • A...Zh: 30/10/2024 15:25

    Prokuroria e Tiranes eshte repart ushtarak ne sherbim te opozites e bisneseve prane tyre. Kjo eshte pak por e sigurte.

    Përgjigju
    • Partia: 30/10/2024 19:46

      Edhe ne këtë rast, ose syu i keq, ose fajin e ka saliu. Vetëm madhnia e lepirjeve nuk ka faj.

    • Po mër po: 30/10/2024 18:10

      Rama çfarë është? Është Gjenerali i bizneseve të opozitës. Pozita dhe opozita kanë gjithmonë në pushtet.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë