Nuk justifikon pasurinë, KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit Administrativ (VIDEO)

TIRANË- Kolegjii Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra gjyqtarin e Apelit Administrativ, kandidat për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, Artur Malaj.

Në argumentet e dhëna, trupa e Kolegjit me kryesuese gjyqtaren Rezarta Schuetz, Sokol Çomo relator dhe anëtarë Ina Rama, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, thuhet se Malaj ka dhënë dëshmi kontradiktore për pasurinë e tij, çka çoi në shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit.

Malaj u konfirmua disa muaj më parë nga shkalla e parë e vettingut, ndërsa Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e tij dhe iu la si detyrë sjelljen e analizës financiare. Për këtë të fundit, në seancën dëgjimore, Malaj hodhi dyshime sipas së cilit janë shtuar shpenzime që nuk i ka bërë kurrë në jetë.

Artur Malaj ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe prej korrikut 2013 është  gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit. Ai ka drejtuar Gjykatën e Vlorës nga viti 2004 deri në vitin 2013; kur u promovua nga presidenti i Republikës si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit. Malaj ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Don Engjelli: 15/11/2019 17:34

    Shume i ndershem per gustot tona... sna dilnin llogarite me kete djale flori.

    Përgjigju
  • Anila: 31/10/2019 20:48

    Jam e lumtur qe e kame lene Shqiperine qysh ne 1993 dhe femijet e mije i rrita dhe i shkollova jashte shtetit dhe gjeten vetveten sepse po ti kisha lene aty do kishin patur fatin e Arturit nje djale inteligjent dhe me integritet ,me vjen shume gjynah per shokun tim te shkolleste cilin e persekutoj si koha e Enverit dhe demokracia

    Përgjigju
  • Rilindja: 25/10/2019 12:56

    Nje njeri me integritet dhe profesionist i vertete.Turp KPA-se dhe te gjithe ketij sistemi horrash.

    Përgjigju
  • E verteta: 25/10/2019 12:07

    Bukur, tregon qe reforma po funksionon, ka shume te tjere qe kane mare edhe leket pa drejtesisht me gjyqet e tyre formale e jane kthyer si shpresa becaj, prandaj duhet ritem me i shpejt. Me tej keta duhet te gjykohen per korrupsion.

    Përgjigju
  • Tani: 24/10/2019 19:45

    Ju doni gjyqtar qe jan lice te partis dhe gjyqtar qe kan dal nga plepat e sali berishes. Apo si laviret e bulevardit qe deri dje doli e korruptuar dhe sot vendos per fatin e gjyqtarve. Turp kpa per vendimet qe merr. Por mesa shoh un kpa esht sistem i korrutuarr po nuk dhe nuk fiton.

    Përgjigju
  • Triko Leshi: 24/10/2019 19:09

    O Artur ta futi bukur Fatmiri, Arjani dhe Engjelli, leket ti moren, 2 vjet bere gjyqe per ta plus dhe te telendisen, ja keta jane Socialistet vella. Keta nuk jane si Eduard Halimi qe te beri Kryetar dhe me Lek

    Përgjigju
  • Shqiperia: 24/10/2019 17:45

    Gjyqtari me profesionist u largua nga sistemi.Turp per ata qe e firmosen.

    Përgjigju
    • Unë: 24/10/2019 19:57

      Turp për ty plehrë që mbrojnë këtë plehrën..

  • Vlorë: 24/10/2019 17:45

    Më në fund pakë dritë në fundin e tynelit plt errësirë të drejtësisë SHQIPËTARE.Një njeri ordiner, bandit, hajdut dhe të gjitha veset. Respekte për vendimmarrësit.

    Përgjigju
    • Anila: 29/10/2019 19:55

      Ty Vlora dua te te pergjigjem ,sepse ti nuk e njeh aspak kete njeri une e njoh shume mire dhe e kam pas 4 vjet ne shkolle.Ai vjen nga nje familje e persekutuar dhe te pakten per ne shkolle te mesme ai ishte nje gjeni.Sa pe njeri ordiner jeni kthyer ju te gjithe halabaket e vlores qe smbushnit dot barkun me buke dhe si injorante qe je kur flet per dike mire dhembet qe si lan asnjehere por shplah gojen se te qelbet era.

  • Qorri Gerveneve: 24/10/2019 17:25

    Konfiskojini vilen 1 milion euro brenda teritorit te shkolles Halim Xhelo ne Vlore.kjo do ishte drejtesi

    Përgjigju
  • kpk: 24/10/2019 16:15

    s pastrim i merituar i gjykatave ...katundari nga llakatundi me 0 leke pasuri ne 2002, sot milioner ne euro. kpk e korruptuar dhe e paafte e konfirmoi turp e faqja zeze. e gjithe ajo gjykate duhet c montuar nga themelet me ne krye k/hajdutin karstriot seliten...

    Përgjigju
  • plerat: 24/10/2019 16:13

    s pastrim i merituar i gjykatave ...katundari nga llakatundi me 0 leke pasuri ne 2002, sot milioner ne euro. kpk e korruptuar dhe e paafte e konfirmoi turp e faqja zeze. e gjithe ajo gjykate duhet c montuar nga themelet me ne krye k/hajdutin karstriot seliten...

    Përgjigju
    • Monika: 25/10/2019 13:01

      Nuk eshte katundar o analfabet/e. Dhe sikur te ishte ska lidhje. Ky njeri vetem i ka dhene drejtesise. Te aftin se do njeri. Se nuk e perdor dot.

  • LORA: 24/10/2019 16:03

    Lajm i bukur.

    Përgjigju
  • Tani: 24/10/2019 15:46

    ILDKPKI ME NE KRYE SHKELQIM GANAJ DUHET TE ISHIN BURG JO TE BEJNE RAPORTE GJYQETAREVE DHE PROKUROREVE. NJE BRAVO KOLEGJIT PER KETE KRYEHAJDUT ORDINER QE KA MARRE QAF DREJTESIN SHQIPTARE

    Përgjigju
  • Fatmira: 24/10/2019 15:32

    Ildkp e kishte nxjerre te paster kete

    Përgjigju
  • noone: 24/10/2019 15:24

    shyqyr...iku dhe nje gjakpires

    Përgjigju
  • Populli: 24/10/2019 15:19

    Zoterinj po jepni emrin apo e keni sekret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja