NUK ka bonus për pensionistët! I penalizoi mungesa e të ardhurave

Përfundimi i sesionit parlamentar për vitin 2019, shuan edhe shpresat e pensionistëve dhe familjeve në nevojë lidhur me shpërblimin e fundvitit. Qeveria dhe Ministria e Financave kanë vendosur të mos bëjnë një akt normativ të dytë për rishikimin e buxhetit, pasi mungesa e të ardhurave i penalizon. Burime nga MFE pohojnë për Report TV se nuk do të ketë rishikim buxheti në një situatë të tillë dhe se nuk ka më kohë për të bërë ndërhyrje në buxhet.

Arsye kryesore është mungesa e të ardhurave, sipas burimeve mosrealizimi i planit i pafavorizuar edhe nga tërmeti i 26 nëntorit çoi në mos rishikim të buxhetit aktual në këtë drejtim.

Ndërkohë më herët Ministrja Denaj pati deklaruar se vendimi merret ne javën e parë të dhjetorit sapo të jenë marrë të dhënat e 11 mujorit për ecurinë ekonomike. Ndërkohë këtë të mërkurë është publikuar raporti i Treguesve Fiskal për 11 muajit e këtij viti ku përsëri ajo që bie në sy është mosrealizimi i të ardhurat dhe pesha më e madhe e mbajnë të ardhurat tatimore e konkretisht të ardhurat nga TVSH referuar këtyre të dhënave zyrtare të ardhurat në 11 muaj arritën në 421.6 miliardë lekë ku realizimi i planit ishte 86%.

Ndërsa nga kategoria e të ardhurave tatimore u mblodhën 394.6 miliardë lekë ose 53 miliardë më pak se plani dhe realizimi i tyre ka qenë në nivelin e 88%. Zëri i të ardhurave nga TVSH, në 11 mujor ka arritur në nivelin e 125 miliardë lekë nga 130 miliardë që u mblodhën në vitin 2018.

Plani i të ardhurave nuk është realizuar pothuajse në asnjë muaj të këtij viti, dje diferenca më e madhe ka qenë tek zëri i TVSH. Edhe pse ka pasur një aksion të vazhdueshëm anti-informalitet, mesa duket nuk ka qenë i mjaftueshëm për të përmirësuar të ardhurat.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nino: 18/12/2019 16:17

    Pensionistet jane shtresa me e viktimizuar ne Shqiperi. Shumica e tyre marrin rreth 14000 lek ne muaj,..... Keto 30 vjet jemi shtet bastard.... Pse keshtu do te hyme ne BE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren