Carlos Alcaraz fitoi 3-1 me sete kundër Berretinit, duke përmbysur dhe eliminuar italianin në raundin e 1/16 në turneun e tenisit Wimbledon që po zhvillohet në Londër. Numri një i botës, Alcaraz është në "gojën" e botës, kjo për një pikë fantastike që realizoi kundër italianit.
Gjatë ndeshjes, Berretini tentoi pikën e shkurtër kundër Alcaraz, me këtë të fundit që vrapoi dhe ia hodhi topin në anë të rrjetës, kjo mes boshllëkut ku qëndron arbitri. "Nuk ka emër kjo mrekulli", ishte komenti pas pikës së Alcaraz.
Pikë fantastike për spanjollin, që "u përqafua" më pas me një nga kamerat për mos përfunduar në tribunë. Alcaraz edhe pse 20 vjeç, prej kohësh është numri një në botë, duke lënë pas Djokovic. Dyshja shihen si finalistët dhe fituesit e mundshëm të Wimbledon për këtë vit te meshkujt.