Nuk ka fitues në Partizani-Kukësi. Ndeshja më e rëndësishme dhe e fundit e javës së 2-të të Superligës zhvilluar në “Selman Stërmasi” ka përfunduar në barazim pa gola.
 
Të dyja skuadrat provuan ta fitonin ndeshjen por nuk i shfrytëzuan dot rastet e krijuara.
 
 Në fraksionin e parë Kukësi pati rast të mirë me Kale ndërsa edhe Partizani i shkoi pranë golit.Në pjesën e dytë Guri ka një rast të artë për verilindorët por nuk gjen kuadratin.
 
Edhe skuadra kryeqytetase ka tentuar në disa raste portën e Koliçit por gardiani ka qënë i pakalueshëm. Përfundimisht Partizani-Kukësi mbyllet 0-0. Të kuqtë marrin pikën e parë ndërsa Kukësi shkon në kuotën 4.
 

dy.b/shqiptarja.com