Nuk ka fonde, 300 studentë në
Kukës nxirren nga konvikti

Nuk ka fonde, 300 studentë në<br />Kukës nxirren nga konvikti
KUKES- Mungesa e fondeve për të përballuar shpenzimet e mirëmbajtjes rrezikon “çatinë” e gjimnazistëve dhe studentëve të qytetit të Kukësit. Janë plot 300 gjimnazistë dhe studentë të cilët banojnë në konviktin “20 dëshmorët” të këtij qyteti, që rrezikojnë të dalin në rrugë të madhe e të mbeten pa strehim.

Shkak është borxhi i akumuluar ndër vite që Ministria e Arsimit i detyrohet bashkisë së Kukësit për shpenzimet që kjo e fundit ka investuar në këtë konvikt.

Hasan Halilaj, kryetari i bashkisë Kukës, është shprehur se institucioni që ai drejton e ka të pamundur të menaxhoje këtë godinë pasi po përballet me vështirësi ekonomike tëper të mëdha.

Konvikti “20 dëshmoret” i takon gjimnazit “Havzi Nela” por në pamundësi për të ngritur një tjetër godinë, aty strehohen dhe 50 studentë të Universitetit të Kukësit, që ëhstë filial i universiteteit të Tiranës, të cilët me shumë gjasa shumë shpejt duhet të mendojnë për tjetër mënyre banimi, ku më e mundshmja është ajo e shtëpive me qera, çka do të thotë edhe më tepër kosto për xhepat e studentëve dhe gjimnazistëve të cilët po arsimohen mes peripecive të shumta.

Shkrimi u publikua sot (18.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë