Nuk ka fonde për ngritjen e
zyrave të deputeteve në zona

Nuk ka fonde për ngritjen e<br />zyrave të deputeteve në zona
TIRANE- Pavarësisht se ligji për statusin e deputetit përmban ngritjen e një zyre për deputetët në zonë, mungesa e fondeve ka bërë që të mos realizohet një gjë e tillë. Por socialisti Ervin Koçi përtej detyrës së tij si anëtar i Komisionit te Ekonomisë apo detyrave që rrjedhin nga strategjia e partisë është një prej deputeteve që mesatarisht një herë në javë shkon në zonën elektorale ku është votuar deputet, në fshatrat e Myzeqesë në qarkun e Fierit. Edhe kur PS ishte në opozitë, por veçanërisht tani që e majta është në pushtet Koçi shpjegon se lidhja me banorët e zonës e takimet me ta janë të domosdoshme veçanërisht pasi pritshmëritë e qytetarëve janë ngushtësisht personale e s’kanë të bëjnë shumë me çështje të mëdha të Tiranës, si integrimi apo kriza financiare.

Në nëntorin e vitit 2011 PD dhe PS arritën një marrëveshje politike për të realizuar një sërë reformash ndër to edhe atë parlamentare, ku parashikoheshin ndryshime në rregulloren e kuvendit e ndryshimet në ligjin për “statusin e deputetit”. Reforma parlamentare u miratua vetëm 2 vjet më vonë në sesionin e jashtëzakonshëm të 30 majit. Pak deputetë janë në dijeni por me këto ndryshime ligjore Kuvendit i lind detyrimi që në çdo rreth të hapë zyra të veçanta me stafin përkatës për çdo parti që është përfaqësuar në Kuvend. Një hap që vlerësohet pozitivisht nga deputetët edhe pse një zyrë e vetme për një parti politike në qarqe të mëdha që nxjerrin 16 deputetë siç është rasti i Fierit s’është e mjaftueshme. Por edhe pse ligji ka hyrë në fuqi ngritja e zyrave nuk ka filluar nga Kuvendi për shkak të mungesës se fondeve dhe siç ndodh jo rrallë në vendin tonë, ligji ka mbetur vetëm në letër.

Shkrimi u publikua sot (13.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë