Në mesin e kësaj situate të tensionuar politike që vijon edhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, u pyet nga gazetari i VOA-s nëse mund të japë një përgjigje të qartë të cilën e presin edhe shqiptarët, se a ishin zgjedhjet demorkatike, të lira dhe të ndershme. Përgjigjen e qartë nuk e dha, por tha se në raportin paraprak mbi vëzhgimin e zgjedhjeve të 30 qershorit janë shënuar të gjitha fushat ku OSBE/ODIHR ka parë problematike që duhen reflektuar për ndryshim. Megjithatë ajo tha se edhe në 13 zgjedhjet para vendoreve të 30 qershorit, shumica e rekomandimeve që OSBE/ODIHR ka bërë, nuk janë reflektuar.
Glover theksoi se është mjaft e rëndësishme që votuesve të mos i ushtrohet presion për të zgjedhur kandidatët.
"Siç mund ta dini nuk e përdorim më atë shprehjen të lira dhe të ndershme, sepse njerëzit mund të thonë ishin të lira dhe jo të ndershme dhe e kundërta. Nuk ka shumë kuptim. Ne në raportin përfundimtar i identifikojmë edhe fushat që mendojmë se ka ende nevojë për punë. Në raportin final do të kemi gjithashtu rekomandime se si ne mendojmë për tu adresuar fushat problematike që ka nevojë për përmirësime. Siç e dini rekomandime janë bërë shumë në këto 13 zgjedhje pa ra këtyre dhe kam frikë se shumica e atyre rekomandimeve ende nuk janë zbatuar.
Sa i përket pyetjes suaj për presionin, votuesit duhet t'i njohin mirë kandidatët për të zgjedhur se kë duan të votojnë dhe si të votojnë. Votuesit e kuptojnë vet se kur i ushtrohet presion dhe është e qartë se nuk duhet të ushtrohet presioni", tha Glover.
Lajmi kryesor:
OSBE/ODIHR kritika për politikën shqiptare: Zgjedhjet janë për votuesit, jo për politikanët (VIDEO)
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7436
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reforma Zgjedhore, ODIHR thirrje partive politike për veprime konkrete: S’po shohim asnjë përparim! Rekomandimet tona nuk janë përfshirë
5 Mars, 19:10
-
‘Keqpërdorim i administratës publike’, Stano thirrje Serbisë: Zbatoni rekomandimet e ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare
29 Shkurt, 16:32
-
Reforma Zgjedhore, OSBE/ODIHR: Partitë të angazhohen për konsultime gjithëpërfshirëse! Basha: Palët të ndalin lojërat politike për interesa vetjake
24 Janar, 09:41
-
Një ditë para mbledhjes së komisionit për 'Zgjedhoren', OSBE apel deputetëve: Kontribuoni për një proces parlamentar funksional
18 Janar, 16:50
-
Reforma Zgjedhore, OSBE takim me Bardhin: Asistojmë për reformë gjithpërfshirëse! Deputeti: Farsa e rifillimit të punës, një tallje! Rama s’na lejon të përfaqësohemi
17 Janar, 18:01
-
Reforma Zgjedhore, OSBE: Mezi presim të angazhohemi me të gjithë aktorët që të arrijmë synimet e përbashkëta për zgjedhjet e ardhshme
11 Janar, 15:35
-
Monitorimi i zgjedhjeve vendore, Audrey Glover takim me Ramën në Selinë e Partisë Socialiste
25 Maj 2023, 09:00
-
Zgjedhjet e 14 majit, monitoruesja e OSBE-së, Audrey Glover takon kreun e KQZ! Celibashi: Biseduam mbi ecurinë e procesit zgjedhor
18 Maj 2023, 12:16
-
Zgjedhjet e 14 majit, 5500 policë për garantimin e procesit! Patrullat e trajnuara nga OSBE dhe KQZ do të vendosen pranë QV-ve dhe KZAZ-ve
10 Maj 2023, 15:08
-
Vendoret e 14 majit/ Takim mes shefave të misioneve të BE-së! Ambasadorja, Hohmann: Me rëndësi respektimi i standarteve ndërkombëtare
26 Prill 2023, 20:31
-
Frrok Çupi: Zonja Glover i ka rrënuar zgjedhjet
26 Prill 2023, 10:24
-
Ylli Pata: Një manual fushate 25 vjeçar: Si Berisha është gogoli zgjedhor që nga 1997
24 Prill 2023, 19:02