Nicholas Pepe ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Londër për vizitat mjekësore te Arsenal. Futbollisti 24-vjeçar që ishte pjesë e Lille sezonin e fundit dhuroi paraqitje mahnitëse duke zgjuar interesin e shumë klubeve në Europë, ndër të cilët Manchester United, Paris SG, Napoli edhe të tjerë.
Në fund, edhe pse më herët pati një marrveshje me Napolin, Pepe zgjodhi kalimin te ‘topçinjtë’, atje ku do të mbajë edhe rekordin si lojtari më i shtrenjtë i blerë ndonjeherë në historinë e klubit, pasi Arsenal ka paguar 80 mln euro për të.
Me Arsenal Pepe do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, ndërsa klubi londinez do ta pagujë atë për 5 vite në mënyrë që most ë dalë nga rregullat e ‘fair play financiar’. Në sezonin e fundit me Lille në Francë 24-vjeçari shënoi 22 gola, me vetëm Mbappe-n i cili u shpall golashënues që realizoi më shumë se ai.