‘Hiqet kufiri i moshës për shërbimin në ushtri’, Putin miraton ligjin e ri

‘Hiqet kufiri i moshës për shërbimin në ushtri’, Putin miraton ligjin e ri

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin e ri, sipas së cilit hiqet kufiri i sipërm i moshës për shërbimin në ushtri.

Duma e Shtetit të Rusisë miratoi projektligjin ditën e mërkurën, por ishte i nevojshëm nënshkrimi i Putinit që ai të bëhej ligj.

Sipas ligjit të mëparshëm , shtetasit e moshës 18 deri në 40 vjeç dhe të huajt nga 18 deri në 30 vjeç mund të regjistroheshin në ushtrinë ruse, por me ligjin e ri të miratuar nga Putin këto kritere nuk janë më.

Ndryshime në ligj vijnë në një kohë kur Moska ka një numër të lartë të ushtarëve të vdekur në atë që Rusia e quan një “operacion ushtarak special” në Ukrainë.

Ndryshimet u hartuan nga kreu i Komitetit të Mbrojtjes së Dumës Shtetërore, Andrei Kartapolov dhe Zëvendësi i tij i parë, Andrei Krasov.

Sipas raportimeve të “TASS”, ata besojnë se heqja e një kufiri të sipërm të moshës do të tërheqë specialistë në fusha të tilla si mbështetja mjekësore, inxhinieria dhe komunikimi.


Lajmi kryesor:

Rusia sulm në Severodonetsk, Zelensky: Qyteti i shkatërruar tërësisht! Lavrov: Prioriteti ynë është çlirimi i Donbasit! Përçahet BE, dështon të arrijë pajtim për embargon ndaj naftës ruse


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?