Nuk do të ketë më shtyrje për koncesionin e markimit dhe monitorimit të karburanteve.

Me urdhër të ministrit të Financave është ngritur grupi i punës për të kaluar të gjitha asetet nën administrimin e Drejtorise se Përgjithshme të Doganave.

Ky koncesion që erdhi si ofertë e pa kërkuar u miratua nga qeveria e PD-së në vitin 2012 dhe ka hyrë në fuqi në korrik të 2013-ës. afati 10-vjecar i saj mbaroi vjet në gusht por qeveria vendosi ta shtynte me 1 vit, duke lënë të hapur diskutimin nëse afati do shtyhej përsëri dhe si do të veprohej.

Pas koncesionit të Kontrollit teknik të automjeteve që kaloj në shtet, dhe atij të pullave fiskale që pritet të kalojë si shërbim publik nga 1 janari 2025, ky është koncesoni i tretë që do kalojë nën administrimin e shtetit.

Ende nuk është caktuar se me çfarë tarifë do të ofrohet shërbimi i markimit dhe monitorimit nga dogana.

Por aktualisht me këtë koncesion qytetarët kanë paguar 2 lekë për çdo litër naftë si tarifë markimit.