S'ka më pengesa në kufi, BE njeh Certifikatën e Vaksinimit të Shqipërisë! Rama: Superlajm për të gjithë ata që duan t'u gëzohen edhe arritjeve, përveçse të shohin vetëm të këqija

TIRANË- Duke nisur nga dita e sotme Bashkimi Evropian njeh Certifikatat e Vaksinimit kundër COVID-19 të lëshuar nga Shqipëria. Kryeministri  Edi Rama e ministrja Manastirliu e paralajmëruan pak ditë më parë, vendimin e BE që ndikon në heqjen e pengesave të shqiptarëve për të udhëtuar drejt shteteve europiane pa patur nevojën e një testi PCR.

Së bashku me njohjen e Certifikatës së lëshuara nga autoritetet shëndetësore shqiptare njihet edhe ajo nga Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Marok dhe Panama. Vendimi i Komisionit Evropian i konsideron Pasaportat e vaksinimit në këto vende me vlerë të njëjtë me Green Passport të lëshuar nga autoritetet evropiane.

Për pasojë të shtatë vendet dhe territoret do të lidhen me sistemin e BE -së dhe certifikatat COVID që ata lëshojnë do të pranohen në BE me të njejtat kushte si Certifikatat dixhitale të BE. Në të njëjtën kohë edhe këto shtete kanë rënë dakord të pranojnë Certifikatën dixhitale COVID të BE për udhëtime nga BE në vendet e tyre.

Pershtatja mes çertifikatës së vaksinave shqiptare e bërë nga E-Albania dhe sistemit të Green Pass europian, u realizua në kohë rekord nga AKSHI, në bashkëpunim me entet europiane të surprizuara nga shpejtësia dhe nga kompetenca e treguar nga teknikët IT shqiptarë

E rëndësishme është të kuptohet se çdo shqiptar nga ora 13:00 e ditës së sotme duhet të ketë rishkarkuar edhe një herë certifikatën e tij të vaksinimit në e-Albania. Shkarkimi është falas dhe mjafton të bëhet një herë dhe më pas del në të gjithë sistemin e Bashkimit Evropian.

Komisioneri për Drejtësinë, Didier Reynders, tha se gjatë kësaj vere qytetarët kanë qenë në gjendje të udhëtojnë të sigurt falë Certifikatës dixhitale COVID.  Deri tani 27 vendet anëtare të BE-së janë pjesë e Green Passport po ashtu edhe 15 vende jo anëtare të unionit.

“Shtatë vende të reja do të lidhen me sistemin e BE -së dhe certifikatat COVID të lëshuara nga këto vende do të pranohen në BE nën të njëjtat kushte si Certifikatat dixhitale të BE -së për COVID-19. Në të njëjtën kohë, vendet ranë dakord të pranojnë Certifikatën dixhitale COVID të BE-së për udhëtime nga BE në vendet e tyre”, shkruhet në deklaratën e Komisionit Evropian

Pasaporta e vaksinimit është e vlefshme për të gjitha vaksinat e njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave: Vaksinën e Pfizer, Moderna, Astra Zeneca dhe Johnson&Johnson, në Shqipëri nga këto katër vaksina përdoren vetëm Astra Zeneca dhe Pfizer. Ndërkohë që vaksina e Sinopharm, CoronaVac dhe Sputnik V nuk janë miratuar për përdorim emergjent nga EMA, për pasojë ato nuk njihen ende nga shumica e vendeve të Unionit Evropian, në përjashtim të shteteve si Hungaria apo Greqia të cilat i kanë pranuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:06
BE njeh certifikatën vaksinimit të Shqipërisë, Soreca: Së bashku do të mposhtim COVID-19! Çelësi për të mbrojtur popullatën, vaksina

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca është shprehur shumë i kënaqur dhe optimist lidhur me vendimin e sotëm të Komisionit Evropian për njohjen e certifikatës COVID të lëshuar në Shqipëri.

Ai shkruan se ky vendin do të lehtësojë udhëtimin drejt dhe nga Bashkimi Evropian të shqiptarëve të cilët janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit.

Sipas Sorecës, i cili ka shprehur mendimin e tij përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, vaksinimi është e vetmja mënyrë për të ndalur përhapjen e infektimeve nga virusi.

Ambasadori i BE në fund shkruan se BE dhe Shqipëria së bashku mund të mposhtin COVID-19.

Postimi i Sorecës:

Lajme fantastike! Komisioni Evropian sot ka vendosur që certifikatat COVID të lëshuara nga Shqipëria janë ekuivalente të certifikatave të Bashkimit Evropian. Shqiptarët do të udhëtojnë më lehtë drejt dhe nga BE, pas vendimit të sotëm. Tani është koha të bëjmë vaksinën.

Vaksinimi është çelësi për të mbrojtur popullatën dhe për të ndalur përhapjen virusit. Bashkimi Evropian dhe Shqipëria së bashku do të mposhtim COVID-19.

Ora 17:17
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vendet e vetme në rajon që përfitojnë nga 'Green Pass'! Sistemi u përshtat pas një pune intensive të AKSHI-it

Vendimi i Bashkimit Evropian për të njohur certifikatën shqiptare të vaksinimit, ka ardhur si rezultat i një pune të gjatë të bërë edhe nga  Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, i cila ka pasur komunikime të përditshme me homologët evropianë për të përshtatur sistemin.

Përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk e ka asnjë vend tjetër në rajon këtë shërbim. Maqedonia dhe Turqia ishin me njohjet e mëparshme.

Vendet jo anëtare të BE-së që kanë shërbimin 'Green Pass'
Ora 16:34
BE njeh Certifikatën e Vaksinimit të Shqipërisë, Rama: Super lajm

Superlajm e ka cilësuar kryeministri Edi Rama njohjen nga BE të certifikatës së vaksinimit të Shqipërisë. Ai thotë se ky është një tregues së sa e avancuar është Shqipëria në aspektin digjital, e ndërsa ka dhe një mesazh për ato që duan të shohin vetëm të këqija. 

"Shqiptarët të lirë të lëvizin lirisht në Europë me pashaportën digjitale të vaksinimit

BE aprovon Shqipërinë, Izraelin dhe Marokun, duke dhënë edhe një shembulll kuptimplotë të progresit tonë digjital, për të gjithë ata që dëshirojnë t'u gëzohen edhe arritjeve, përveçse të shohin vetëm të këqija deri edhe ku nuk ka", shkruan Rama. 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 15/09/2021 22:14

    Flm europe ,kur te na njihni sinovac dhe sputnik flasim

    Përgjigju
  • Alketa: 15/09/2021 18:18

    Jeni bere me keq se censura komuniste. Perse nuk i postoni komentet kritike ndaj qeverise? Per cfare arritje flet ky plehra kur shumica e shqiptareve kane bere Sinovac qe nuk njihet nga BE?

    Përgjigju
  • Next: 15/09/2021 17:22

    Kush jan keto arritje? Arritje me forma diktature? Njerzit kudo ne bote qe ngrihen ne protesta kunder tendences per diktaturen qe Zoti ska per tjua len ta realizoni jane njeres te keqinj? Ha ha ha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë