Foto: Besfort Lamallari
Besfort Lamallari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas largimit të tij nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme. Lamallari shpreh mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për besimin e dhënë dhe thekson se do t’ia kthejë këtë besim përmes angazhimit të tij të ri si pjesë e ekipit të Kryeministrisë.
Po ashtu ai ka përcjellë edhe urimet për Ervin Demon ku thekson se ka besim se ai do ta bëjë këtë detyrë me prioritet.
Postimi i plotë:
Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, duke u përpjekur çdo ditë të japësh më të mirën tënde në përgjegjësitë që të besohen.
Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioni ku u rrita profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri është më shumë se sa një privilegj. Është ‘libri i jetës’ i cili të udhëzon drejt më tej në çdo stacion vijues.
Për këtë mundësi të jashtëzakonshme, mirënjohje gjithmonë Kryeministrit Edi Rama, të cilit tashmë do të kem kënaqësinë e veçantë t’ia kthej nderin e lartë dhe besimin tek unë edhe përmes anagazhimit të ri si pjesë e ekipit të Tij.
Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm me ekipin më të mirë në krah dhe i bekuar nga mbështetja deri në sakrificë e familjes time
Urime dhe mbarësi kolegut Ervin Demo. Jam i bindur që do të çojë përpara me sukses prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Lajmi kryesor:
Ndryshime në qeveri/ Ikën Lamallari, në vend të tij vjen Demo! Pushteti Vendor shkrihet me Ministrinë e Brendshme (VIDEO)











