Nuk ka ndryshime në FFM,
shqiptarët në minorancë në futboll
Në kuvendin e Ohrit të federatës së futbollit, prezent ishin 101 nga gjithsej 117 delegatët, ndërsa punën e kuvendit e vëzhguan përfaqësues të FIFA-s
Në FFM, nuk do të ketë ndryshime, ndërsa Haralampie Haxhiristevski do të vazhdojë të kryejë detyrën e kryetarit të FFM-së, pasi në Kuvendin e mbajtur në Ohër, delegatët e të ashtuquajtur opozitë, nuk kërkuan shkarkimin e tij. Krahas asaj se kishte paralajmërime për bojkot të mundshëm të këtij kuvendi kjo nuk ndodhi dhe kuvendi kaloi pa kurrfarë probleme, por as që solli ndryshime drastike në FFM.
Shtëpia e futbollit maqedonas anuloi ndryshimet dhe plotësimet e statutit, pasi delegatët e opozitës së FFM-së, ngulën këmbë që drejtuesit aktual të sqarojnë se me cilin statut po mbahet kjo mbledhje në Ohër. Pas sqarimeve të cilat i dha anëtari i KD të FFM-së, Lazar Nanev se ndryshimet e bëra në statut në vitin e kaluar nuk janë të verifikuara në regjistrin qendrorë, u bë e qartë se nuk ka arsye të diskutohet për ndryshime të reja. Delegatët i dhanë dritë jeshile mosdebatimit dhe votimit për ndryshime dhe plotësime të Statutit të FFM-së dhe kjo pikë u hoq nga rendi i ditës.
Në këtë Kuvend të mbajtur në Ohër , mbetën paqartësi rreth Lidhjeve futbollistike Komunale, paralele si dhe përgjegjësia se kush dhe pse i përkrah ato. Me raportin e kryetarit Haxhiristevski nuk u pajtuan të gjithë delegatët, ndërsa Leonid Kodovski nga foltorja tha se nuk është aq mirë sa që është shkruar në raport. Sipas tij pakënaqësitë nga rezultatet dhe proceset do të vazhdojnë edhe më tej, pa marrë parasysh se këta e përkrahin apo jo këtë. Kodovski nga foltorja kërkoi që Haxhiristevski të ofrojë dorëheqje.
Pothuajse të gjithë delegatët votuan për miratimin e llogarisë përfundimtare për vitin 2011 dhe për buxhetin e vitit 2012. Në kuvendin e Ohrit, prezent ishin 101 nga gjithsej 117 delegatët, ndërsa punën e kuvendit e vëzhguan përfaqësues të FIFA-s, Eva Paskuer dhe i UEFA-së, Aleks Filips.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4209
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02