Nga Spanja raportohet se Real Madrid po përpiqet të huazojë sezonin e ardhshëm Garreth Bale. Drejtuesit nuk janë aspak të kënaqur me uellsianin dhe duke parë edhe reagimin e tifozëve në momentin kur 29-vjeçari u zëvendësu në sfidën e fundit me Atletic Bilbao largimi i tij është i sigurtë.
Në mungesë të ofertave për ta blerë, sipas ‘Marca-s’, Real Madrid po mendon fillimisht për ta huazuar futbollistin i cili që prej blerjes së tij në 2013 ka luajtur vetëm 47% të minutave me ‘galaktikët’. Një arsye më tepër sipas drejtuesve për ta larguar 29-vjeçarin është edhe paga që ai përfiton te Reali.

Komente

