Kryeministrja e Finlandës tha se ka bërë testin e drogës një ditë pas videos që u bë virale ku ajo shfaqej duke kërcyer e duke pirë në një festë private me miqtë. Sanna Marin, 36 vjeç, u përball me shumë kritika për mënyrën se si po festonte, madje edhe u akuzua për përdorim droge pas pretendimeve se gjatë videos dëgjoheshin biseda për kokainë, gjë që nuk është verifikuar. Sanna Marin kreu një test droge, për të ‘dëshmuar’ se nuk ka konsumuar substanca ilegale.
Gjatë një konferencë shtypi të premten, ajo tha se rezultatet e testit do të dalin javën e ardhshme. Marin tha se nuk ka bërë asgjë të paligjshme e se nuk ka konsumuar drogë as kur ishte adoleshente.
"Unë nuk bëra asgjë të paligjshme. Edhe në vitet e adoleshencës nuk kam përdorur asnjë lloj droge”, tha Marin, duke shtuar se testin e drogës e bëri “për të zbutur çdo shqetësim”.
"Dua të besoj se njerëzit e kuptojnë se koha e lirë mund të ndahet nga ajo e punës" shtoi ajo.
Marin nuk e fsheh se i pëlqen të marrë pjesë në festa, dhe shpesh është fotografuar në festivale muzikore. Javën e kaluar, Marin u quajt "kryeministrja më e cool në botë" nga gazeta gjermane Bild.
Edhe vitin e kaluar ajo kërkoi falje pasi kaloi gjithë natën në club ndërkohë që kishte qenë më përpara në kontakt të ngushtë me një të infektuar me COVID-19.
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.3%
-
Të gabuar
36.4%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1018
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Goditet organizata greko-shqiptare e trafikut në Greqi, 219 kg kanabis kapen në Portin e Pireut!
11 Mars, 16:48
-
Angli/ Mesazhi për drogë në WhatsApp e kthen shqiptarin sërish në burg, gjyqtarja: Bëre një budallallëk! (EMRI)
8 Mars, 13:53
-
Drogë nga jashtë burgut! Dhjetëra të burgosur shqiptarë në Prato të Italisë shkaktojnë trazira pas hekurave
4 Mars, 13:11
-
Dyshohet se shiste kokainë në Kuçovë, kapet 32 vjeçari i dënuar për mashtrim
2 Mars, 13:33
-
'Aldo, Dori dhe Beni', mediat italiane: Ja kush janë ‘bossët' shqiptar të drogës, të paprekshmit e Dubait!
27 Shkurt, 14:37
-
Arsenal armësh dhe drogë në shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Përmet (EMRI)
25 Shkurt, 14:23
-
Në kërkim nga Austria për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 31-vjeçari turk në Morinë! Pritet ekstradimi
24 Shkurt, 08:52
-
Kreshnik Spahiu: 10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordiner
23 Shkurt, 18:26
-
Media: Operacioni ‘Ura’, si bashkëpunonte mafia shqiptare me klanet italiane për trafikimin e drogës
20 Shkurt, 07:56
-
Kishin fshehur në kontejner 80 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë
18 Shkurt, 22:45
-
Shiste drogë, pranga shqiptarit në Itali! Gjatë kontrollit të policisë iu gjet 1 kg kokainë dhe pistoletë lodër
17 Shkurt, 18:34
-
Kishte fshehur 9 kg kokainë në sediljen e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali
17 Shkurt, 16:16