'Nuk kam frikë të them se jemi për titull', Egbo para ndeshjes me Laçin. Të dielën tre ndeshje të Superligës (VIDEO)

Laçi do të jetë pengesa e rradhës për Tiranën që udhëheq Superligën. Të dielën në Air Albania bardheblutë që në 11 ndeshjet e fundit kanë 1 barazim dhe 10 fitore do të tentojnë një tjetër trepikësh, në mënyrë që të vijojnë drejt titullin në 100-vjetorin e krijimit. Por përballë do të kenë një skuadër që ka tre fitore në tre ndeshjet e fundit. Deri më tani trajneri bardhebluve nuk e ka deklaruar se Tirana është për kampion, ndërsa pyetur para ndeshjes me Laçin se çfarë i druhet për këtë çështje është përgjigjur:

Egbo: “Nuk është frikë dhe nuk e di që kush e ka thënë që Tirana ka frikë të thotë që është për titull kampion. Thjesht duhet të jemi me këmbë në tokë. Ju nuk mund të vendosni fjalë në gojën tonë apo timen. Është gabim të thuhet që kemi frikë të themi që jemi për kampion. Në asnjë mënyrë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. T’i marrim ndeshjet një e nga një dhe në fund do të bëjmë llogaritë tona.”

Ndërkohë në Durrës Teuta që ndeshjen e fundit mposhti Partizanin do të presë Flamurtarin, një ekip që duket i kalueshëm. Për ‘djemtë e detit’ tre pikët duhen me patjetër për të vijuar luftën e një vendi në Europë, ndërsa për vlonjatët situata duket e pashpresë.

Ndeshja tjetër e ditës së dielë do të jetë ajo mes Luftëtarit dhe Bylisit. Ashtu si edhe vlonjatët, edhe për për gjirokastritët nuk pritet të ketë dritë në fund të tunelit, ndërsa për Bylisin kjo është mundësia e artë për të marrë fitoren e parë për vitin 2020 në Superligë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola