'Nuk kam parë vit të ri me sy...' familjet në çadra në Thumanë në gjendje të mjerueshme, banori: Duam vetëm të vijnë të na shohin a jemi gjallë

Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë plagë të thella për vendin tonë. Përveç jetëve të marra, mijëra familje të tjera kanë mbetur në qiell të hapur. Kamera e Report Tv ditën e sotme ka shkuar pranë familjeve të prekura nga tërmeti në Thumanë të cilët janë ende në çadra. Shumë prej familjeve që jetonin në pallat janë strehuar në banesa me qira ndërsa ata që kanë patur shtëpia private janë lënë në çadra, për shkak edhe të bagëtive që kishin.

Familja Koxha në Thumanë jeton vetëm pensionin që merr kryefamiljari dhe pensioni i bashkëshortes së tij e cila prej 30 vitesh vuan nga epilepsia. Sipas kryefamiljarit dimri është shumë i vështirë për tu kaluar në çadër pasi bën ftohet dhe nuk kanë asnjë mundësi ngrohje përveçse batanijet. Ai ka edhe një apel për shtetin duke thënë se nga ata kërkon vetëm që të vijnë dhe ta pyesin nëse është gjallë apo jo. Sipas zotit Koxha të ardhurat janë të pamjaftueshme dhe se nuk e di si do të ja bëjë që të kalojë dimrin. Ndërkohë ai shprehet se Vitin e Ri e ka kaluar në çadra dhe nuk ka patur se me çfarë të festojë. I pyetur në lidhje me bonusin e qirasë ai është shprehur se ende nuk e ka marrë, ndërsa pranon se në banesat me qira nuk është zhvendosur për shkak se ka gruan të sëmurë dhe bagëti që nuk i le dot vetëm.

"Ra i pari por u futem, kur ra i dyti frigoriferi na kishte zënë derën. Kjo është një gjë natyrore, por ne e dimë se nuk përballohen kollaj por të paktën të vijnë ndonjëherë të na shohin a jemi gjallë, Ca ushqime i ka sjellë. Batanije por jemi shumë në zor. Shteti duhet të na shohin. Ne kemi jetuar këtu që kur ka ra tërmeti. Unë kam gruan e sëmurë me epilepsi dhe jam i detyruar të rri me të. Ndryshe do kisha ikur edhe unë, por kam edhe një lopë, por edhe ca gjëra brenda në shpi. Edhe bashkisë e qeverisë nuk i bimë dot në qafë. Kam nejt 20 vjet në ruajtje të kufijve por sot nuk e përballoj dot. Nuk kam parë 31 dhjetor me sy. Këtu e kam kalu. Nuk ka patur me hëngër. " tha kryefamiljari Koxha.

"Banus qiraje për ata pallatet. Sa të kalojmë këtë dimër, Ishalla e bën zoti mbarë. Skam aplikuar për bonusin e qirasë. Më thanë hajde në Tiranë, por unë nuk rri dot në Tiranë. Nuk ka ardhur njeri, vetëm ai i bashkisë dhe më ka thënë mos u fut brenda. E kemi gjet ndonjë copë dru edhe tek ata pallatet që janë shemb, por çadrën nuk e çajmë dot të nxjerrim tubin e sobës. Në oborr ftohtë është. Le të vijnë vetëm me sy të na shikojnë. Kam punuar, jam në pesnion 86 mijë lek por as kafe nuk më dalin. Nuk kam ansjë të punësuar vetëm gruaja që merr 160 mij lek. Djali naj herë ik në Greqi, por ska cte beje. Ne shkollë nuk kemi. Sa të kenë mundësi të na ndihmojnë. Shtetit nuk kam ca ti them vetëm të vijnë të na thonë vetëm të vijnë të na shohin a jemi gjallë. A jeni gjallë a keni vdekur. Shteti e bashkia nuk ka mundësi strehimi. Shteti vetëm të vij të na thotë a je gjallë a jo. "  shtoj më pas ai.

Ndërkohë e zonja e shtëpisë e kujton me shumë frikë tërmetin e rëndë duke thënë se nëse nuk do ta ndihmonte bashkëshorti mund të kishte humbur mendjen. Ajo vuan prej 30 vitesh nga epilepsia dhe ka nevojë të vazhdueshme për ilaçe ndërsa thotë se këto i ka siguruar vetë dhe me ndihmë të kishës.

"Atë natë e kam kaluar shumë keq. Na u fikën dritat mos të kishte qen ky, do kisha ik nga mendja. Më mori më nxori jashtë më pas nuk e di si kam vepruar. Ja këtu po i kalojmë ditët e ftohta. Ilaçet e marr, vjen doktoresha kur jam sëmur por kështu. Kisha na ka sjellë ndihma ushqimore. Gjithë natën nuk na ze gjumi. Ngrihem naj herë natën e them më duket se ra tërmeti. Apeli im është se të vijnë të na shohin të na qajnë hallin. Të vijnë të na shohin." tha e zonja e shtëpisë.

Ndërkohë kamera e Reprot Tv ishte edhe tek familja Koleci, ku kryefamiljari Ramadan Koleci u shpreh se jetonte së bashku me familjen në kushte të mjerueshme. Koleci tha se ka përfituar nga bonusi i qirasë, por ende jeton në çadër. Natën e djeshme ku era e fortë 'pushtoi' vendin ai e kujton duke thënë se për pak sa nuk i kishte marrë era çadrën.

" Shteti na ka ardh në ndihmë na kanë premtuar për shpiat e reja, na ka ardhur në ndihmë. Njëherë kemi qenë tek fusha e sportit. Këto të pallatit shkuan në Shëngjin, ndërsa ne të shpive private na lanë këtu në çadra. Na kanë thënë se do ua bëjmë shpiat. Viti i ri nuk ishte njëlloj. Me ka ardhur më ka marrë dhëndri e kemi festuar. Ku ta festoja...As më para s'kemi pasur të ardhura. Pa pension jam dhe plakën pa pension e kemi. Një e kam të sëmurë me KEMP dhe me atë jetojmë. Djali tjerët shkon në Greqi dhe feston. Mbrëmja e djeshme ishte e tmerrshme se kujtova se na ngriti era e fortë. Sobë nuk ka ku ndizet." u shpreh ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren