Nuk kanë fund vuajtjet e Chelsea, Thiago Silva dëmtohet dhe mungon gjatë

Nuk kanë fund vuajtjet e Chelsea, Thiago Silva dëmtohet dhe mungon gjatë

Thiago Silva

Chelsea ka konfirmuar se mbrojtësi Thiago Silva pësoi një dëmtim të ligamentit të gjurit gjatë humbjes 2-0 të së dielës kundër Tottenhamit. Qendërmbrojtësi 38-vjeçar doli nga fusha pas vetëm 19 minutash gjatë duelit dhe u zëvendësua nga Wesley Fofana.

Chelsea nuk ka dhënë asnjë afat zyrtar për rikthimin e tij, por mediet në ishull tregojnë se mbrojtësi mund të mungojë deri në gjashtë javë. Në një deklaratë të Chelsea thuhej: “Duke pësuar një lëndim në gju gjatë pjesës së parë të ndeshjes së së dielës kundër Tottenham Hotspur, Thiago Silva iu nënshtrua një vlerësimi të mëtejshëm dhe një skanimi pas kthimit të tij në qendrën stërvitore të hënën. Rezultatet e skanimit kanë konfirmuar dëmtimin e ligamenteve të gjurit të Thiago-s dhe ai tani do të punojë ngushtë me departamentin mjekësor të klubit gjatë rehabilitimit të tij për t'u kthyer në veprim sa më shpejt të jetë e mundur”.

Nëse braziliani do mungonte për gjashtë javë, do humbiste ndeshjen e dytë të 1/16 në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund dhe mbrojtësi do të ishte gjithashtu një dyshim për çerekfinalet nëse Blutë kalojnë më tej.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja