“Nuk kanë lexuar një libër në jetën e tyre por krekosen në Facebook”, Kumbaro reagon sërish

“Nuk kanë lexuar një libër në jetën e tyre por krekosen në Facebook”, Kumbaro reagon sërish

Ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro

Një postim i bërë në twitter nga ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro bëri xhiron e rrjetit. Kumbaro shkruante: Në i duhet t’i bëjmë sërish librat tërheqës, nëse shkon në shtëpi me dikë dhe ai s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty, para se të eksplorojë universet sekrete të librit!

Menjëherë pas publikimit të këtij statusi në rrjet filluan të qarkullonin meme të ndryshme në lidhje me leximin e librave. E ftuar në emisionin “Rudina”, ministrja e kulturës Mirela Kumbaro e cila mbante me vete edhe një çantë sipër të cilës, shkruhej shprehja "takohemi për një libër", ka sqaruar edhe njëherë kuptimin e kësaj shprehjeje.

“Ky ishte një momet episodik që unë bëra, ripostova një shkrim të një kolegut tim. Mesazhi që duhej përkthyer është se të gjitha ngjarjet jetësore duhet të kenë në thelb edhe librin. E kemi thënë në forma nga më të ndryshme. Nuk ishte detyrimisht qëllimi im, por në forma të padëshiruara u vulgarizua. Ky epsiodi i fundit tregoi që nuk kanë lexuar një libër në jetën e tyre por krekosen në Facebook,”- tha Kumbaro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë