Nuk kanë të sosur telashet për 40-vjeçarin, emigranti nga Zvicra me 'Lamborghini' të marrë me qira ndalohet sërish nga policia në Borsh

Lamborghini që u ndalua në Vlorë

Shoferi i Lamborghinit, i cili para pak ditësh u gjobit në Vlorë, për shkak të shpejtësisë marramendëse, është ndaluar sërish nga policia në Borsh, Vlorë.

Siç shihet edhe nga fotot, shqiptari nga Kosova, emigrant në Zvicër është ndaluar nga policia shqiptare, për thyerje të rregullave të Kodit Rrugor.

Kujtojmë se Lamborghini ishte marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira në Zvicër, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar ditë më parë në Shqipëri, ku emigranti nga Kosova u gjobit për tejkalim shpejtësie.

Drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua me 168 mijë lekë gjobë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë.

Makina luksoze e ndaluar nga policia

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Nisja e vitit të ri shkollor të hënën, a jeni dakord me mësimin me turne dhe orët e shkurtuara për nxënësit?

Komento

Komente

  • Miti: 24/07/2021 18:32

    O Goni prej betoni. Policia mund te ta bllokoje dhe duhet ta terheqesh nepermjet konsullates perkatese ne prefekture pastaj. Me pak fjale me mire deklaroje te humbur ne shtetin ku e ke marre. Por policia po te doje ta merr sepse eshte brenda rregullave.

    Përgjigju
  • gonkari: 23/07/2021 10:45

    o gon kari, normal qe mund ta marri, bole

    Përgjigju
  • lleshi: 23/07/2021 09:55

    O Gon palloshi patenten dhe ne hene ta kesh marre policia ka te drejte ta marri ne qofte se ke thyer rregulloren dhe gjithmone nepermjet ambasadave kryhen veprimet ne shtetin ku eshte resident kundravajtesi po ju trimat e Albanise beni te zgjuarin por koken bosh e keni.Tung

    Përgjigju
    • Tani: 23/07/2021 18:55

      Kush jan "trimat e Albanise"?! Po ti çfarë je?!

  • Genti: 23/07/2021 07:45

    Po patenten ja kan dhen prap???

    Përgjigju
    • goni: 23/07/2021 08:54

      sta merr dot patenten e huaj policia shqiptare o zoteri ,max gjobe ose burgim sipas rastit (kur ka viktima etj).



×

Lajmi i fundit

John

1 mln e 700 mijë vaksinime të kryera kundër COVID, Rama: Vaksinohuni sot, mbroni shëndetin