Nuk ke popull or Lyl Pas së
hënës për ju vjen drejtësia

Nuk ke popull or Lyl!

Nuk ke popull!

Ky eshte problemi yt dhe eshte problem i madh.

I ke te gjithe me vete;

Ish-kryeministrin vrases dhe hajdut, njeriun qe ka 25 vite qe i merr shpirtin ketij populli; i vodhi pasurine kombetare qe vlente, nentoke e mbitoke, perfshire dhe nje cope te jashtezakonshme det, cfare mbeti e shkaterroi, per te varferuar gjithnje e me shume popullin e per te bere zengjin rracen e ngushte te tij;

E trashi keshtu zullumin kunder popullit te tij kur i perveloi ne zjarr baruti ne nje biznes kriminal qe kthente ne pasuri per te e familjen e tij, tamam pasuri kombetare te ketij popullie qe duhej kthyer ne te mire publike per popullin, tamam ate popull qe ngriti krye dhe ai e vrau pa piken e meshires mu ne mes te bulevardit!!

Ti ishe me te Lyl!

Ishe ministri i tij hajdut, antishqiptar e dorovites i territorit te ketij populli, qe duhet te vrisje si Ai, me pushken e shtetit ndaj popullit qe ngriti krye kunder zullumit tuaj.

Me ty Lyl, por edhe me te, jane sot te gjithe ish- ministrat tuaj, ata te 1996-tes e ata te fundit, “te rinjte” hajdute te 8 viteve tuaja te sistemit me te korruptuar qe vodhi popullin dhe e vrau ate.

Nuk mungon asnje nga ata, jane me ju, perdite, ashtu tufe, sic kane vilat qe u bene me parate e popullit me te vjedhur e me te vrare ne Evrope, nga Qerreti ne Lalezin e famshem vetem fal jush!

Por me ju jane edhe prokurore e gjykates, thika e tmerrshme e padrejtesise se sistemit tuaj kriminal, thika e mprehte me te cilen ju, te gjithe bashke, politikane, deputete, ish ministra e deri tek kryeministri juaj, TE PAPREKSHEM, i rropet dhe lekuren e fundit ketij populli, per ti bere te pasur ata-me drejtesine e shitur e blere per popullin, gjithnje te pabarabarte me ju para ligjit, te cilin keta e bene celik per tu dhene imunitet e paprekshmeri ju, hem kur vidhnit e hem kur vrate!

Keta jeni!

Te gjithe bashke.

Rruget, nuk do i bllokoni te hene kunder Edi Rames.

Rruget po ja bllokoni popullit, popullit qe e urreni se nuk eshte me ju, popullit qe e luftoni se kerkon drejtesi per ju, te gjithe, tufen e vogel sac ju te hajduteve dhe vrasesve nga Qerreti ne Lalez, shtuar me ca te tjere ne Farke.

Keni bllokuar Drejtesine qe populli kerkon, keni bllokuar Kushtetuten qe popullin garanton, kerkoni te bllokoni ekonomine qe per popullin vlen;

Tani kerkoni ta ndaloni te levize, i lire e i qete ne vendin e tij, jo tuajin, kurre tuajin.

Kete vend ju, ti mbi te gjitha e urren, thjesht e perdor per ambicien tende per tu kthyer edhe nje here te vjedhesh e te vrasesh, e perdor thjesht si mburrojen tende nga drejtesia qe duhet te vije edhe per ty, edhe per ju!

Te hene edhe nje here do jeni perballe ju dhe populli, as policia e as ushtria, ju-hajdutet dhe vrasesit, nga ish kryeministri deri tek faturuesi i sitemit tuaj zhvates dhe populli, viktima juaj e perhershme, por edhe varrmihesi yt, juaji!

Pas te henes eshte e marte dhe eshte dita e drejtesise!

Redaksia Online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, avioni me 60 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, avioni me 60 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima