Berisha e la jashtë listave, Sula reagon pas bashkimit me Lapajn: Më hoqën se mbështes drejtësinë, Shqipëria bëhet me djem të rinj

Berisha e la jashtë listave, Sula reagon pas bashkimit me Lapajn: Më hoqën se mbështes drejtësinë, Shqipëria bëhet me djem të rinj

Dashnor Sula

Deputeti Dashnor Sula ka zyrtarizuar largimin nga Partia Demokratike, duke u rreshtuar në krah të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, që drejtohet nga Adriatik Lapaj. Sula ka bërë reagimin e parë publik mëngjesin e sotëm duke thënë se do të  përfaqësojë Elbasanin nën siglën e ‘Shqipëria Bëhet’

“Nuk ishte zgjedhja ime të largohem nga Partia Demokratike. I kam dhënë 20 vite kësaj partie, pa kërkuar asnjë përfitim. Por nuk mund të lejoja që kontributi im të hidhej në koshin e plehrave vetëm pse mbështes reformën në drejtësi”, u shpreh Sula në reagimin e tij.

Ai falënderoi Adriatik Lapajn, Endri Shabanin dhe Pano Sokon për ftesën që i është bërë, duke theksuar se “Shqipëria bëhet vetëm me njerëz të rinj dhe të papërfolur”.

Sula u shpreh se mbështetja e tij për institucionet e drejtësisë do të vijojë edhe në Parlamentin e ardhshëm, duke u vetëquajtur sërish si “SPAK-ist”, një etiketë që sipas tij i është dhënë për qëndrimet e tij.

Largimi i Dashnor Sulës vjen në një moment kritik për Partinë Demokratike, teksa pak muaj para zgjedhjeve, rreshtimi i tij në një forcë të re politike shihet si një goditje për kampin opozitar.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Apeli i GJKKO e la në burg, reagon Erion Veliaj: Luftën për drejtësi do ta vazhdoj deri në fund

Apeli i GJKKO e la në burg, reagon Erion Veliaj: Luftën për drejtësi do ta vazhdoj deri në fund