Berisha shpërblen besnikët në lista, i ikin 12 deputetë! Dash Sula: Më përjashtuan se jam ‘SPAK-ist’! Tërhiqet edhe më i votuari i Primareve në Tiranë

TIRANË- Pezull deri në minutë të fundit, Berisha dorëzon në KQZ listën për deputetë. Mes tensioneve e pakënaqësive në selinë blu lanë garën 12 deputetë, mes tyre emra të cilët ishin të parët me vota në primare si Dashnor Sula, i cili kandidon në listën e ‘Shqipëria Bëhet’. Mbeten jashtë Tabaku e Çollaku.

Në një reagim të gjatë në rrjetin social ‘Facebook’, Sula bëri me dije pak para publikimit të listave se ishte njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit dhe kjo sipas tij, për arsyen e vetme se është ‘SPAKIST'. Edhe pas përjashtimit nga listat, Sula shprehet qartë se ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë SPAK e GJKKO, pasi po i bëjnë një shërbim të madh këtij vendi duke futur në burg njerëz me pushtet. E kështu, Sula ngre pyetjen nëse PD po lufton për një listë fituese apo listë për një përfitues?! Ndërkohë, që Berisha që është kryetari i PD është nën akuzë nga SPAK për aferën ‘Partizani’.

“Sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme; sepse jam “SPAKIST”. Për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së. Kam besuar dhe besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë ti bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situatë", shkruan Sula. 

Edhe pse Sula ishte më i votuari në Procesin e Primareve me 550 për qarkun e Elbasanit, Sula thotë se u përjashtua duke mos u zbatuar statuti i Partisë demokratike. Në fakt një skenar të tillë e kishte paralajmëruar edhe vetë Berisha, ku pas primareve u tall me demokratët duke thënë se rezultati i votave nuk do të ketë rëndësi në ‘kopsitjen’ e listës përfundimtare. 

Ikën edhe Hysen Kadiu i cili rezultoi më i votuari në Procesin e Primareve në PD me 913 vota për Tiranën. Në një postim në Facebook thotë se nuk do kandidojë në listën e hapur të Tiranës, pasi ndryshe nga sa ishte rënë dakord me drejtuesit e PD, nuk e kanë futur në listën e mbyllur. Deklarojnë largimin edhe Ori Nebiaj dhe Ilda Dhori, në total 12 deputetë aktualë.

Deputetët që refuzuan të kandidojnë ose u tërhoqën:
1. Helidon Bushati
2. Kasem Mahmutaj
3. Eralda Bano
4. Emilia Koliqi
5. Ferdinand Xhaferraj
6. ⁠Lefter Geshtenja
7. ⁠Zheni Gjergji
8. Sorina Koti
9.Oriela Nebiaj
10. Ilda Dhori 
11. ⁠Dashnor Sula

Reagimi i plote i Dash Sulës

Listë fituese apo listë për një përfitues?!

Partia Demokratike ka hyrë në fazën finale të listës për betejën e 11 majit. Por a po respektohen kriteret e Statutit të PD dhe te trumbetuara ne media?! Ndonëse 70-80% e kryesisë së PD defakto ishin kundër primareve, referuar statutit dhe insistimit të PD, primaret u zhvilluan. Si një deputet i qarkut të Elbasanit që përfaqësoj Bashkitë Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh dhe Gramsh, pas 4 vitesh deputet u futa me bindjen pa bërë kulisa të brendshme për të parë a kisha mbështetjen e demokratëve për ri përfaqësuar edhe një mandat. Faleminderit demokratëve, të Elbasanit, Peqinit, Cërrikut, Gramshir e Belshit, dola i pari si më i votuar.

Në 4 vite si deputet kam denoncuar kontrabandën e naftës, braktisjen e bujqësisë e shumë të tjera. Instituti i Studjimeve Politike më ka renditur disa herë te 10 deputetët më aktivë të Parlamentit në Opozitë Bërje. Çdo ditë kam mbrojtur interesin e votuesve duke denoncuar në media dhe duke mbrojt edhe Partinë Demokratike.

Kam takuar mijëra Shqiptarë në diasporë në këto 2-3 muajt e fundit me një objektiv dhe dëshirë të vetme, ti bind të kontribuojnë për të bërë vendin e tyre të begatë. Jam pritur me shumë respekt siç edhe i vlerësojë. Por, të dashur miq, sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme; sepse jam “SPAKIST”.

Për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështjetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së. Kam besuar dhe besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë ti bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situatë.

Për mua kjo është një medalje që më vendoset pas 3 mandatesh deputet, po të kihet parasysh se jam mbështetës i atyre strukturave të Drejtësisë, të cilat nga cdo sondazh i bërë, dalin si institucionet më të besuara në vend.

Për veten nuk kam asnjë keqardhje, kur e nisa këtë rrugë në 2005 as e kisha menduar se do rrija në politikë për 20 vjet. Të vetmen keqardhje e kam për demokratët e qarkut të Elbasanit dhe ata mijëra që kam njohur e takuar këto 2-3 muajt e fundit në Diasporë.

Në fund kam edhe një mesazh për ata që janë ngujuar në kullë e po bëjnë listën e qarkut të Elbasanit, jo kushdo që do të futet në atë listë të mbyllur mund t’i gëzojë votat e demokratëve të Elbasanit, Peqinit, Cerrikut, Belshit dhe Gramshit. Keq më vjen, por nuk i keni bërë mirë llogaritë… ftoj të gjithë demokratët që për më shumë të më ndjekin sot në orën 21:00 në media.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:45
Ikën një tjetër emër nga listat e PD, Andi Mustafaj: Nuk do të jem kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme

1741819925_aaa.JPG

Një tjetër i pakënaqur nga listat e kandidatëve për deputet të PD në Tiranë, ka dhënë dorëheqjen.

 Andi Mustafaj nga departamenti ‘Brain Gain’ i PD ka deklaruar përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

“Të dashur demokratë. Ju vë në dijeni se, në marrëveshje me zotin Berisha, nuk do të jem kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Ky vendim nuk e ndryshon faktin që do të jem deri në fund në llogoren time për t'i shërbyer fitores së Partisë Demokratike”, shkruan ai.

Ora 23:44
Më e votuara në Primaret e PD/ Elisabeta Rredhi tërhiqet nga gara: Lista e kandidatëve qokë për të qendrës!

Edhe ish-kryetarja e degës së PD-së në Divjakë, Elisabeta Rredhi, e cila rezultoi gruaja më e votuar në Qarkun e Fierit në Primare me 492 vota dhe e treta në të gjithë vendin, ka vendosur të tërhiqet nga gara për zgjedhjet e 11 Majit.

Ky vendim është marrë pasi nuk u përfshi në listën e mbyllur të Qarkut të Fierit, teksa sipas saj, kur dha dorëheqjen nga posti i kryetares së degës kishte rënë dakord me Berishën për të kundërtën.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Rredhi shkruan se nuk i trembet garës së hapur, pasi ka garuar në vitin 2017, kur dorëzoi edhe mandatin, si dhe enë vitin 2021, kur doli e dyta më evotuara në Qarkun e Fierit edhe pse ishte renditur rreth fundit të listës.

Ajo thotë se një parti e madhe dhe me vlera si PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka për të preferuarit e qëndres dhe lë jashtë vullnetin e shprehur me votë te demokratëve. Më tej, rredhi shkruan se vendimi për të mos qenë pjesë e listës së hapur të PD-së për Fierin nuk ishte një vendim i lehtë por i detyruar.

"Se pari dua të falënderoj te gjithë strukturat e PD ,anëtarësine ,kryesinë dhe të gjithë demokratet ,miqtë, shoqërinë, të njohur e të panjohur në Divjakën time, që besuan tek unë dhe më votuan në primaret e PD-së, duke më dhënë besimin për të qenë në listën kryesore të kandidatëve për deputetë në qarkun e Fier. Ndryshe nga sa kisha diskutuar dhe rënë dakord më herët me drejtuesit e lartë të PD-së, emri im nuk u përfshi në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë.

Për të qenë pjesë e primareve, sipas statutit të partisë, dhashë dorëheqjen si kryetare e degës së Divjakës, ku të gjithë së bashku kemi punuar fort duke ruajtur PD-në të bashkuar . I gjithë rrugëtimi im në PD, që nga dita e parë e deri në fitoren e pak ditëve më parë, është i lidhur ngushtë me Divjaken dhe qytetarët e saj, që meritojnë një përfaqësim dinjitoz. Është e gabuar të mendosh se unë i trembem një gare në një listë të hapur pasi kam garuar dy here ne liste te hapur ne 2017 ku dorzova dhe mandatin dhe ne 2021 ku u rendita femra e dyte me e votuar ne Qarkun Fier dhe pse e renditur e 17 ne liste!

Faktet dhe votimet e primareve e treguan qartë vlerësimin e bazës për mua. Një parti e madhe dhe me vlera si PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka për të preferuarit e qëndres dhe lë jashtë vullnetin e shprehur me votë te demokratëve! Vendimi për të mos qenë pjesë e listës së hapur të PD-së për Fierin nuk ishte një vendim i lehtë por i detyruar ! Mirënjohese perjetesisht te gjithë atyre që me kanë besuar dhe mbështetur në rrugëtimin tim për 12-vite", shkruan ajo. 

Ora 22:22
PD-së i ikën një tjetër deputete nga listat e hapura, Ilda Dhori: Zhgënjim, kandidatët vendosen me pazare nën rrogoz! Tërhiqem, Divjaka s’u përfaqësua

Ilda Dhori në Parlament

E zhgënjyer edhe deputetja tjetër e PD-së, Ilda Dhori, e cila ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo deklaron se tërhiqet nga kandidimi në listat e hapura, teksa vë në dukje se nuk është përfaqësuar një zonë si Divjaka, ku në sy të listës së PD bien “dy kandidatë nga një lagje”.

Dhori gjithashtu kritikon ashpër garën në PD, duke u shprehur se përfaqësimi në Parlament bëhet me “pazare nën rrogoz”.

Postimi i Ilda Dhorit në Facebook:

“Sot, me berjen publike te listave per deputete te PD, kam vetem nje fjale qe mund te pershkruaj ndjesine e ketyre oreve: ZHGENJIM!

-Zhgenjim per MOS perfaqesimin e Divjakes si pjese e listes se mbyllur, nderkohe qe vendosen ne te njejtin pozicion “DY kandidate nga nje lagje”…

-Zhgenjim, per MOS perfaqesimin e grave nga PD, nderkohe qe, “vende” paska pasur me bollek…

-Zhgenjim nga MOS perfaqesimi i Komunitetit Orthodoks ne Qarkun e Fierit, karakteristike e listave jo fituese te PD ne kete qark, pasi Fieri ka numrin me te madh te ketij komuniteti ne Shqiperi!

Per hir te detyrimit qe kam ndaj atyre njerezve, me mijera qe me kane besuar dhe qe duan te me besojne per t’i perfaqesuar ne Parlament dhe ne kushtet kur kjo e fundit diktohet jo nga vota meritokratike e cdo kandidati, por nga “pazaret nen rrogoz”, kam vendosur me ndergjegje te plote te terhiqem nga gara per Deputet ne listen e hapur te PD!

Eshte vendimi me i drejte qe mund te marr ne kushtet e moskonsiderimit e mosvleresimit qe me behet jo mua personalisht, por DIVJAKES dhe njerezve te saj te punes, qe kane treguar vlerat me te larta qytetare ne keto kater vite, ne mbrojtje te kauzave te drejta e vlerave!”.

Postimi i Ilda Dhorit në Facebook, ku njofton tërheqjen nga listat e hapura
Ora 22:01
Kaosi në PD/ U caktua në listën e hapur në Fier, tërhiqet Ori Nebiaj, ironia e deputetes: Ua lë vendin të rinjve!

Listat e kandidatëve për deputetë kanë përçarë edhe më keq partinë Demokratike, pasi kreu i saj ka preferuar më shumë "qëndrestarët" dhe besnikët e tij sesa emrat që përfaqësojnë dhe janë të vjetër në parti.

Deputetja demokrate Orjela Nebiaj është kandidatja e radhës tërhequr nga gara në radhët e PD, pasi ishte caktuar nga drejtuesit në qarkun e Fierit.

Me nota ironie, Nebiaj që ishte pjesë e primareve në Tiranë, shkruan se tërhiqet me arsyen për t’i hapur rrugë të rinjve.

“Unë kam kërkuar të mos jem në asnjë listë. As në Tiranë (në respekt të primareve) as në Fier. Sa për sqarim se dikush i ka lexuar gabim emrat. Jo si tërheqje, por si vendim për t’i lënë rrugë të rinjve dhe zonjave që e meritojnë më shumë se unë”, shkruan Nebiaj. 

Ora 18:23
Më i votuari në Primaret e Tiranës, Hysen Kadiu lë garën: Më lanë jashtë listës së mbyllur, parti qokash

 

Hysen Kadiu i cili rezultoi më i votuari në Procesin e Primareve në PD me 913 vota për Tiranën, tërhiqet nga gara. Në një postim në Facebook thotë se nuk do kandidojë në listën e hapur të Tiranës, pasi ndryshe nga sa ishte rënë dakord me drejtuesit e PD, nuk e kanë futur në listën e mbyllur.

Postimi i plotë

Së pari, dua të falënderoj familjen time, miqtë, shoqërinë, të njohur e të panjohur në Kavajën time, që besuan tek unë dhe më votuan në primaret e PD-së, duke më dhënë besimin për të qenë në listën kryesore të kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Pas disa bisedave me kryetarin e PD-së, zotin Sali Berisha, vendosa të mos jem pjesë e listës së hapur për qarkun e Tiranës.

Ndryshe nga sa kisha diskutuar dhe rënë dakord më herët me drejtuesit e lartë të PD-së, emri im nuk u përfshi në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë. Për të qenë pjesë e primareve, sipas statutit të partisë, dhashë dorëheqjen si kryetar i degës së Kavajës, ku të gjithë së bashku kemi punuar fort duke ruajtur PD-në të bashkuar dhe duke fituar bashkinë dy vjet më parë. I gjithë rrugëtimi im në PD, që nga dita e parë si adoleshent e deri në fitoren e pak ditëve më parë, është i lidhur ngushtë me Kavajën dhe qytetarët e saj, që meritojnë një përfaqësim dinjitoz. Kavaja nuk mund të konsiderohet vazhdimisht si hambari i votave për PD, ndërsa përfaqësimi i saj në listat e deputetëve të jetë i padenjë.

Është e gabuar të mendosh se unë i trembem një gare në një listë të hapur. Faktet dhe votimet e fundit për zgjedhjet lokale dhe primaret treguan qartë forcën dhe peshën e demokratëve të Kavajës. Por angazhimi, përkushtimi, serioziteti dhe pasioni për të bërë më të mirën për demokratët, përveç votave të marra, duhet të përkthehet edhe në vlerësim për ata që kanë dhënë kontributin e tyre. Një parti e madhe dhe me vlera si PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka për të preferuarit e qendrës dhe lë jashtë prioriteteve qëndrestarët e vërtetë, që i kanë qëndruar pranë në kohë të vështira dhe që janë përpjekur çdo ditë të bëjnë më të mirën për të.

Vendimi për të mos qenë pjesë e listës së hapur të PD-së për Tiranën nuk ishte një vendim i lehtë, por ishte i duhuri për të lënë vetes kohën e nevojshme për të reflektuar mbi angazhimin e mëtejshëm politik dhe gjithashtu për t’i treguar bashkëqytetarëve të mi se dinjiteti dhe fjala e mbajtur kanë qenë vlerat mbi të cilat e kam krijuar marrëdhënien shumëvjeçare me ta dhe parime mbi të cilat nuk do të shkel kurrë.

Unë, si Hysen, dhe familja ime do të mbetemi ashtu siç kemi qenë gjithmonë: demokratë të vlerave qytetare, me besimin në Zot që na drejton në rrugën tonë të përditshme dhe me besimin e përhershëm se e drejta do ta gjejë rrugën e vet, sado e ndërlikuar të jetë bërë rrugës.

Ora 17:59
Sula jashtë listave/ Berisha: Kaq mundësi kishim! Largimi i maqedonasve nga koalicioni? Tradhti

1741793737_saliberisha.jpg

Ndërsa sot është afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë, PD ka mbledhur Kryesinë. Para selisë blu, Berisha komentoi lënien e Dash Sulës jashtë listave dhe largimin e maqedonasve nga koalicioni. Berisha tha për gazetarët se listat nuk janë miratuar akoma dhe se Sula mund të ndërrojë mendje. Për largimin e Vasil Sterjovski të Aleancës së Maqedonasve, e quajti tradhti.

Berisha: Absolutisht jo. Ai është një njeri i respektuar plotësisht. Nuk mundet kurrsesi që të mbaj një qëndrim, por kjo listë, këto mundësi kishte. Në listë të hapur nuk është përjashtuar, ai ka meritat e veta. Ai është njeri i respektuar.

A e zhbën procesin e primareve? Primaret janë një kriter themelor.

Pse më të votuarit nuk janë në listë? Janë, disa prej tyre. Të miratohet lista, nuk më shkon mua të nxjerr listën kur nuk është miratuar. Ai deklaron, por pastaj mund të ndryshojë mendimin.

Berisha: Saç është i vjetër njeriu është edhe tradhtia”, tha Berisha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ulliri: 12/03/2025 17:16

    IK O DASH ,,IK O LIMON I SHTYDHUR....

    Përgjigju
  • Gut,ai qe ta fut: 12/03/2025 14:38

    E mer Dash,I joti ta fut.Te shtrydhi si limon I kallbur e pastaj tte flaku tej.Ik pirdhu Tani.

    Përgjigju
  • Syrja: 12/03/2025 14:01

    Me liste personale nuk fitohet o Doktor

    Përgjigju
  • Mandi: 12/03/2025 13:53

    Nuk ka rendesi kush do jete ne liste, vetem Tritan Shehu duhet te jete deputet i sigurte, se mos o Zot mungesa e tij shkaterron dhe fik Shqiperine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri dhe dy të tjerët ankimojnë masën e arrestit të GJKKO, Apeli e regjistron, ja gjyqtarja që do vendosë

Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri dhe dy të tjerët ankimojnë masën e arrestit të GJKKO, Apeli e regjistron, ja gjyqtarja që do vendosë