Pas hyrjes në fuqi të ligjit për lojërat e fatit dhe në kuadër të kontrolleve për evidentimin e rasteve dhe ndëshkimin e personave që ushtrojnë aktivite të paligjshëm të lojërave të fatit policia ka proceduar këtë herë një 49-vjeçar në Tiranë.
Sipas policisë mësohet se është proceduar dhe është nën hetim penal një 49 vjeçar me incialet SH.T banues në Tiranës i cili akuzohet për veprën penale organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Bëhet e ditur se gjatë kontrollit të policisë në lokalin e 49-vjeçari, në rrugën "Irfan Tomini”, u konstatua duke hedhur lloto për ndeshje futbolli për shtetas të ndryshëm.
Ndërkohë në cilësin e provës materiale u sekuestruan tre televizorë dhe një aparat celular. Në njoftimin e saj , policia bën me dije se do të vijojë kontrollet për të evidentuar të gjithë rastet e shkeljeve.
Me 1 janar u ndaluan me ligj lojërat e fatit dhe bastet dhe pjesa më e madhe e sallave të basteve janë mbyllur, prejt gati një muaji kur nga ku janë konstatuar subjekte që e ushtronin këtë aktivitet duke u proceduar penalisht (lexo këtu).
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Procedohet penalisht 1 shtetas për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3 televizorë dhe një aparat celular.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, proceduan në gjëndje të lirë shtetasin:
- Sh. T., 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Në rrugën “Irfan Tomini”, në lokalin e tij, ky shtetas u konstatua duke hedhur lloto për ndeshje futbolli për shtetas të ndryshëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre televizorë dhe një aparat celular.
Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.
Po ka mbyll lesht ky ne lac i ke hapt krjet llotot kazinot aladinin ne autostrad ne mamurras hapt ca ka myll ky edi rama vec llotot e vis martinit tjert hapt i kan krejt
Përgjigju