Në kuadër të vijimit të zbatimit të planit të masave për evidentimin rasteve të ushtrimit të paligjshëm të aktiviteti të lojërave të fatit policia e Elbasanit ka proceduar penalisht këtë të martë një 53-vjeçar.
Sipas policisë mësohet se gjatë një aksioni kontrolli është proceduar penalisht pronari i një lokali L. Sh., 53 vjeç, banues në Elbasan i cili akuzohet për veprën penale të fshehjes së të ardhurave dhe Organizim i veprimtarive të lotarive të palejuara. Mësohet se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një monitor dhe sende të tjera të ushtrimit të veprimtarisë së kundraligjshme.
Me 1 janar u ndaluan me ligj lojërat e fatit dhe bastet dhe pjesa më e madhe e sallave të basteve janë mbyllur, në dy javët e para të vitit ku janë konstatuar disa subjekte duke u proceduar penalisht (lexo këtu).
Njoftim i plotë i policisë:
Elbasan
Policia e Elbasanit, ka ushtruar kontrolle të befasishme në kuadër të zbatimit të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një monitor dhe një njësi.
Procedohet penalisht pronari i një subjekti shtetasi L. Sh., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Organizimi i lotarive të palejuara". Policia e Elbasanit do vijojë kontrollet e pandërprera në të gjithë territorin e Qarkut.
Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit 'Komisariati Digjital', çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.











Komente
Komento