Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se dy vite më parë ka pasur një bisedë të pakëndshme në Berlin më kryeministrin Edi Rama, por jo me liderët e tjerë evropiane. Haradinaj tha se në Berlin nuk i mbrojti arat e Kosovës as nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe as nga presidenti francez Emmanuel Macron, por nga vëllai i tij shqiptar.

“Zhgënjimi i kryeministrit Rama ose ato që i thotë sot janë të pabazuara. Mendoj se në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, pra për ndarjen e Kosovës për hapjen e kufijve të Kosovës, sigurisht që mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe do të na dërgonte në luftëra të reja. Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama”, tha Haradinaj në një intervistë për RTK.

Haradinaj ka mbështetur iniciativën për një Ballkan të hapur, por vetëm pasi Serbia të njohë Kosovën, për çka i ka kërkuar kryeministrit Rama dhe atyre të rajonit që presionin ta drejtojnë nga Serbia dhe jo nga Kosova që të jetë pjesë e saj.

Kjo përgjigje e Haradinajn, vjen një ditë pas reagimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me ‘Open Balkan’. Rama, kujtoi një takim me liderët e rajonit me presidentin francez Macron e kancelaren Merkel, ku në atë kohë Ramush Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës, citon t’i ketë thënë dy liderëve evropianë se “nuk i ha luli për këta” duke aluduar në homologët e rajonit e sipas Ramës duke i hequr rastin historik Kosovës për liberalizimin e vizave.