“Është interesante që hidhen molotovë kundër vilës së Enver Hoxhës, që në fund të fundit është monument kulture, që vizitohet nga qindra mijëra turistë në vit, por ndërkohë kanë një Enver Hoxhë të dytë, një ish-sekretar partie në krye. Përmes këtij ish-sekretari partie mbajnë në pushtet djalin e një komunisti, djalin e Kristaq Ramës, dhe kështu konfirmojnë binomin dyshe.”
Kështu u shpreh ish-deputeti Ralf Gjoni gjatë një interviste për emisionin “Sot Live në Shqipëri" me Nertil Agalliun në Report Tv, ku shtoi se është fatkeqësi kombëtare që Shqipëria nuk ka një opozitë të mirëfilltë që ka prioritet interesin e qytetarëve.
Ndryshe mendon analisti Reldar Dedaj, i cili thotë se me protestat e përjavshme, Partia Demokratike po përpiqet të informojë ndërkombëtarët për nivelin e lartë të korrupsionit në vendin tonë.
“Padiskutim Partia Demokratike ka nisur prej disa kohësh një cikël të madh protestash që në funksionin e saj nuk është destabiliteti dhe krijimi i një retorike konstruktive të një partie që tenton të ndërgjegjësojë opinionin ndërkombëtar për nivelin e lartë të korrupsionit të kësaj qeverisje”,- tha Deda.
Analisti fajëson ndërkombëtarët, duke thënë se janë ata po mbajnë në këmbë mazhorancën socialiste. Por, ish-deputeti këmbëngul se politika shqiptare nuk mund të vazhdojë të varë shpresat te ndërkombëtarët.
Ralf Gjoni: E para e punës duhet të themi Shoku Sali Berisha jo zoti Sali Berisha. Zoti Deda me gjithë respektin se unë nuk jam në debat këtu me ju, nuk kam asnjë përkatësi politike, unë po bëj një analizë. Rolin e një analisti të paanshëm në këto momente. Nuk e kuptoj çdo të thotë ndërkombëtarët kanë përgjigjësinë kryesore. Ndërkombëtarët nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie. As për problemet që ne kemi as për zgjidhjen e këtyre problemeve. Ne problemin e kemi me veten tonë. Kur do ndalojmë së luajturi rolin e provincialet dhe të kërkuarit ndërkombëtarët të vijnë të na zgjidhin problemet në shtëpinë tonë. Ti, më fal, zoti Deda, nëse ke një problem në shtëpinë tënde, i troket komshinjve që të vijnë për negociatorë.
Reldar Dedaj: Kushdo që i shikon ndërkombëtarët si rol pasiv që nuk mund të ndikojë në politikbërjen e Shqipërisë për mendimin tim po shfaq shenja naiviteti.
Ralf Gjoni: Mos përdor fjalën naiv me mua, po të më njohësh karrierën dhe kush më njeh e di shumë mirë që vetëm naiv nuk jam, sidomos me ndërkombëtarët. Për cilët ndërkombëtare e ke hajde flasim me emra. Amerikanët nuk kanë ambasador prej vitesh. BE-ja ka një ambasador që unë s’i di as emrin. Kush ndërkombëtar do të vijë këtu të na zgjidhë problemet. Berisha është Non Grata në Amerikë, është Non Grata në Mbretërinë e Bashkuar, ka probleme të mëdhaja, është 81 vjeç, po pret vdekjen
Ish-deputeti Gjoni thotë se kauza e vetme e Sali Berishës është mbrojtja e Shkëlzen Berishës, dhe para këtij qëllimi për të asgjë nuk është më e rëndësishme.
Komente











