Inter nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim në javën e 20 të Seria A duke I dhënë mundësinë Juventusit të shkëputet në krye të renditjes. Zikaltërit në transfertën e Lecce-s edhe pse kaluan të parët në avantazh në fund kanë barazuar me rezultatin 1-1.
Pas pjesës së parë të mbyllur me porta të paprekura, në të dytën do të zhbllokonte mbrojtësi Bastoni, i cili kishte vetëm katër minuta në fushë. Gjithsesi festa ziklatër ishte e destinuar për të zgjatur pak, pasi 5 minuta më pas mancosu barazoi për Lecce-n.
Për pjesën e mbetur të lojës zikaltërit tentuan për tre pikët, por në fund nuk ia dolën, duke marrë barazimin e dytë radhazi pas atij një javë më parë kundër Atalantës.