Ish-deputetja, Jozefina Topalli largohet nga drejtimi i partisë, Lëvizja Për Ndryshim pasi nuk arriti që të fitonte asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Topalli shkruan se Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli të bëhej faktor në këto zgjedhje kësisoj shkruan se ka vendosur të largohet nga drejtimi i partisë duke shpresuar se njerëz patriotë dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen.

“Levizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne keto zgjedhje. Por une deshiroj te falenderoj stafin, sejcilin prej kandidateve  qe sfiduan klasen politike aktuale; te falenderoj te gjithe ata qe besuan. Levizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne keto zgjedhje.

Por une deshiroj te falenderoj stafin, sejcilin prej kandidateve qe sfiduan klasen politike aktuale; te falenderoj te gjithe ata qe besuan. Duke u larguar nga drejtimi i kesaj Levizje uroj qe njerez patriot dhe te pakorruptuar te vazhdojne Levizjen per reformimin e se djathtes shqiptare", shkruan ajo.

Në rang vendi partia Lëvizja për Ndryshim ka marrë 7049 vota në zgjedhje. Vetë Topalli kandidoi në 4 qarke, në Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Tiranë. Në Durrës Topalli ka marrë 50 vota, në Lezhë 58 vota, në Shkodër 598 vota, në Tiranë 390 vota.