Përveç shortit të Champions League që u rezervoi një përballje të fortë përballë gjigandëve të Spanjës, Atletico Madrid të cilët njihen për rezultatet e tyre ‘surprizë’ në ndeshjet me rëndësi, Inter pati edhe një ‘incident’ sa i takon ish-kapitenit të klubit, Javier Zanetti i cili është njëkohësisht edhe nënkryetar.
Zanetti pati një incident me oficerin e sigurisë para sallës ku po hidhej shorti i Champions League, pasi nuk e la të hynte duke qenë se nuk e njihte.
“Por unë jam nënkryetar i Interit!”- argumentoi Zanetti gjatë kohës që nuk lejohej të hynte.
Ndërsa oficeri i sigurisë vijoi me qëndrimin e tij duke tentuar mos ta linte. U desh ndërhyrja e një personi ende të panjohur për të bërë të mundur që Zanneti të lejohej të hynte brenda.