Nuk mund të zhduket një energji si ajo e PD. Eshtë vetëm fillimi i transformimit…

Nuk mund të zhduket një energji si ajo e PD. Eshtë vetëm fillimi i transformimit…

Ata që deri dje nxisnin, frymëzonin, vlerësonin anën më të shëmtuar e agresive të një prej partive më të mëdha në vend, sot dëshirojnë e urojnë fundin. Eshtë kaq e trishtuar që në vendin tonë të vogël, të torturuar nga e keqja dhe izolimi, të ekzistojnë njerëz që t’i  vendosin me forcë në piedestal antivlerat duke ua paraqitur masave të painformuara si të vërteta dhe alternativa, por ja që ndodh: Nata ekziston krah ditës, e keqja, krah të mirës, e paditura në krah të diturisë, hilet në krah të së vërtetës e kështu me radhë.

Që në qershor hodha pak radhë në “Periferinë” time ku parashikoja që djemtë dhe vajzat më të mira brenda PD-së do të bëjnë ndryshimin dhe do të gjejnë forcën, e që atëherë, ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji, po shohim se zërat po shtohen, po forcohen, duke kërkuar një Parti Demokratike të denjë për ligjshmëri, shtetformim, barazi, e projekt për të ardhmen. Kush dëshiron shkrirjen e Partisë më ta madhe sot në opozitë, jo vetëm gabon siç gabonte me nxitjen e dhunës, inkurajimin e braktisjes së zgjedhjeve dhe institucioneve, por vazhdon të dëmtojë duke hequr vemendjen nga fokusi i rimëkëmbjes së domosdoshme. E qëllimshme apo jo? Eshtë e pamundur të mos perceptohet energjia e jashtëzakonshme që grumbullohet në PD, është ajo energji që buron nga shtëpitë tona, që ekziston, që mund të transformohet, përmirësohet, e që nuk mund të zhduket dot.

Gabimi më i pafalshëm i lidershipit të vjetër të Partisë Demokratike, veç korrupsionit, krimeve shtetërore (që shpresojmë që një ditë të hetohen, gjykohen siç i takon një vendi vërtetë të lirë dhe demokratik), është infektimi I ndjekësve të tyre me më të pafalshmen sëmundje: Mungesa e tolerancës ndaj mendimit ndryshe, njerëzve ndryshe. Kjo reflektohet dhe në egersinë e reagimeve të militantëve ndaj eksponentëve të vetë Partisë Demokratike që kanë dalë hapur për ndryshim dhe përmirësim.

Sot, në vend që të dëgjohen me vëmendje këto zëra, të dallohen më të mirët, më të vlefshmit e më të sinqertët mes tyre, ka të tjerë zëra që bërtasin akoma më fort, duke krijuar një zhurmë marramendëse e negative, të dëmshme për një parti që duhet urgjentisht të reflektojë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 29/08/2021 12:40

    PD me Sb+Lb ka vdekur.Pa bërë rinovimi saj pa këta kriminel nuk ka shpresë për bërjen e saj një ditë. -Shkrimi Juaj OK.Je njësh me gjithë C.Bolino.Flm

    Përgjigju
  • luani: 29/08/2021 12:22

    te lumte pena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion