'Nuk na besonin as me Barçën', Inzaghi: Më mirë të kritikohem unë sesa ekipi

'Nuk na besonin as me Barçën', Inzaghi: Më mirë të kritikohem unë sesa ekipi

Simone Inzaghi

Interi pret nesër në 21:00 Benficën, me ndeshjen që vlen për duelin e kthimit në fazën çerekfinale të Champions League. Përballja e parë në "Da Luz" u fitua nga zikaltërit me rezultatin 0-2, teksa italianët janë një hap më pranë kalimit në katër skuadrat më të mira në Europë.

Në lidhje me këtë përballje, trajneri Simone Inzaghi është shprehur se të tijtë duhet të ruajnë avantazhin e dy pikëve dhe të harrojnë ecurinë e fundit në kampionat, pasi përballë kanë një kundërshtar që të vendos në vështirësi.

"E dimë se ndeshja e kthimit është shumë e rëndësishme edhe pse jemi në avantazh. Ne e dimë vlerën e saj dhe duhet të jemi mirë për ta kapërcyer atë dhe të jemi të vetëdijshëm se mund të jemi në mesin e katër më të mirëve të Europës. Ajo që kemi bërë është e kotë ta kujtojmë, megjithatë e dimë që në kampionat nuk jemi në situatën që do të dëshironim. Fokusi është te Benfica, ne kemi një avantazh për të menaxhuar. Duhet të luajmë një lojë në mënyrë më të mirë, kundër një ekipi me vlera", tha fillimisht Inzaghi.

Për trajnerin, një rast mund të ndryshojë gjithçka prandaj ekipi duhet të jetë i fokusuar. Më pas Inzaghi flet edhe për kritikat, duke dashur t'i mbajë ato për vete pasi mund të ndikojnë në formën e ekipit.

"Sa i përket ndeshjes nesër, ne vijmë nga një humbje në shtëpi që na uli pak moralin, por tashmë kjo është e kaluar. Jemi të fokusuar te skuadra që do të ndeshemi nesër, pasi do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ata janë intensivë, ata vrapojnë shumë. Ne duhet të jemi mirë në mbrojtjen e çdo pjese të fushës për t’i bërë ata sa më pak të rrezikshëm. E ardhmja? Personalisht jam mësuar me kritikat, më mirë të më kritikojnë mua sesa djemtë. Këto kritika na ndihmojnë të punojmë gjithnjë e më shumë, është pjesë e punës sonë.  Objektivi? Ne kemi mundësi të futemi në top katërshen e Europës dhe kemi treguar se luajmë në kushte të barabarta përballë të gjithëve. Si sulmues kam qenë i shqetësuar kur nuk kam krijuar raste, por një situatë e vetme mund të ndryshojë gjithçka. As se do kalonim Barçën nuk na besonin", tha mes të tjerash trajneri i Interit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?