'Nuk na besonin as në 2010-n', Massimo Moratti: Porto e fortë, Inter të fitojë bindshëm

Inter dhe Porto luajnë sot në 21:00 në Milano për fazën e 1/8 në Champions League. Për Gazzetta dello Sport ka folur edhe ish-presidenti i Inter. Massimo Moratti ka qenë drejtuesi i fundit kur zikaltërit triumfonin edhe në Champions League në 2010, për të siguruar tripletën e famshme.

"Ata janë një ekip i fortë dhe i organizuar. Ndoshta jo në emër, por të bezdisshëm për t'u marrë me ta. Do ishte sukses nëse Inter do i eliminonte. Do  ishte një kartëvizitë e shkëlqyer për t'i hapur rrugë më vonë sukseeve. Nuk shoh skuadra të pamposhtura dhe nëse kalojmë mund të fitojmë besim. Në fund të fundit, kjo ndodhi edhe në vitin 2010, pasi eliminuam Chelsean në 1/16”, tha ish-presidenti.

Më pas Moratti u ndal edhe te viti 2010, atëherë kur Inter nën presidencën e tij fitoi Champions Leaguen me Mourinhon në stol.

"Në 2010 ishte Mourinho, por Inzaghi është i mirë në ndeshjet kokë më kokë. Vitin e kaluar luajtëm në të njëjtin nivel me Liverpoolin dhe tre muaj më parë eliminuam Barcelonën nga faza e grupeve. Porto është një ekip i fortë", përfundoi Moratti.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur