Nuk ndalen infektimet me COVID-19 në Kosovë! 548 raste pozitive dhe 9 viktima në 24 orët e fundit

Nuk ndalen infektimet me COVID-19 në Kosovë! 548 raste pozitive dhe 9 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Vijon numri i lartë i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 548 persona dhe janë raportuar 9 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një ulje të lehtë, por përsëri numri mbetet i lartë. Për sa i përket viktimave, ditën e sotme janë raportuar 2 vdekje më shumë si pasojë e koronavirusit.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të dalin fitues nga beteja me koronavirusin është 301, gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 250 raste, Pejë 34 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 22 raste, Lipjan 20 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Vushtrri 16 raste, Ferizaj 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Deçan 8 raste, Klinë 8 raste, Prizren 8 raste, Rahovec 8 raste, Skenderaj 8 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Drenas 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Malishevë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (84, 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 70 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Istog 1 rast (69 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkruar 73.048, ndërkohë që ai i viktimave është 1.649 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.

Kohët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19.

Qeveria në detyrë e Kosovës, pas një shqyrtimi të situatës epidemiologjike në vend vendosi që të lehtësohen masat anti-COVID. Një ndër masat e reja të cilat hynë në fuqi ditën e sotme është heqja e orës policore në ‘zonat e kuqe’ në të gjithë vendin.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës