Forcat e Armatosura Ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre në Donetsk duke përdorur avionë ushtarakë, artileri dhe predha mortajash. Kjo është bërë e ditur nga forcat e armatosura të Kievit në buletinin e fundit të mbrëmjes, duke shpjeguar se objektivi kryesor i forcave ruse është drejt Donetskut, ku janë nisur operacionet sulmuese.
“Forcat ruse janë të demoralizuara, pësojnë humbje të konsiderueshme dhe disa pjesëtarë të stafit nuk po marrin pagesat që u janë premtuar”, thuhet në komunikim.
Lajmi kryesor:
Mediat ruse: Dorëzohet zv.komandanti i fabrikës së çelikut! E mohon Kievi: Është ende në fabrikë! Shefi shtabit të SHBA-së telefonin homologun rus











