Nuk ndalet Koreja e Veriut, lëshon një raketë në det

 Nuk ndalet Koreja e Veriut, lëshon një raketë në det

Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se më 28 shtator Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë në brigjet e saj. Në njoftim nuk u bë e ditur nëse raketa ishte balistike. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha se Koreja e Veriut mbase kishte lëshuar një raketë balistike dhe ajo u ul jashtë zonës së saj ekskluzive ekonomike në Detin e Japonisë.

Informacionet u bënë publike rreth një orë para se ambasadori i Koresë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara i tha Asamblesë së Përgjithshme se "askush nuk mund t'i mohojë" vendit të drejtën për të testuar armë.

"Ne thjesht po ndërtojmë mbrojtjen tonë kombëtare që të ruajmë vendin në paqe dhe siguri", tha ambasadori Kim Song.

Ai shtoi se Koreja e Veriut ka nevojë për një "parandalues lufte" në mënyrë që të mbrohet nga Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë mijëra trupa në Korenë e Jugut dhe rregullisht zhvillon stërvitje ushtarake me aleatin e saj.

Koreja e Veriut i cilëson këto stërvitje si kërcënim dhe vazhdimisht dhe bën teste bërthamore dhe raketore si pjesë e përpjekjeve për të rritur ndikimin e saj politik.

Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia ndalojnë këtij vendi të zhvillojë ose testojë raketa balistike.

Departamenti i Shtetit në SHBA tha se lëshimi i raketës së fundit nga Koreja e Veriut është “në kundërshtim me rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB -së”.

“Angazhimi ynë për mbrojtjen e Koresë së Jugut dhe Japonisë mbetet i palëkundur", thuhet në deklaratë.

Nëse testi i fundit konfirmohet të jetë një raketë balistike, ky do të ishte lëshimi i tretë i tillë këtë vit.

Fundjavën e kaluar, Kim Yo Jong, motra me ndikim e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se vendi saj ka gatishmëri për të rifilluar bisedimet me Korenë e Jugut mirëpo me disa parakushte.

Ajo tha gjithashtu se Pheniani mund të deklarojë një përfundim zyrtar të Luftës Koreane ashtu siç bën thirrje Jugu.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)