Nuk ndalet Kryemadhi/ Me syze 1.5 milionë lekë u bën thirrje shqiptarëve: Mendoni pozitivisht!

Nuk ndalet Kryemadhi/ Me syze 1.5 milionë lekë u bën thirrje shqiptarëve: Mendoni pozitivisht!

Monika Kryemadhi dhe syzet me vlerë 1270 euro

Nën ritmet e “Live is Life” të grupit austriak ‘Opus’, Monika Kryemadhi u uron mirëmëngjes shqiptarëve dhe i fton ata të mendojnë pozitivisht për ditën, por edhe për të ardhmen, pavarësisht se vendi ndodhet nën një krizë rritje çmimesh të pashoqe.

Në një nga vargjet e këngës së grupit austriak ‘Opus’ thuhet: “Live is life, when we all feel the power”, që e përkthyer në shqip do të thotë se ‘të jetosh është jeta, kur të gjithë e ndjejmë fuqinë/pushtetin”.

Problemi është se ndryshe nga Kryemadhi, shqiptarët fuqinë e pushteti e kanë ndjerë vetëm mbi shpinë, pa e ushtruar atë vetë. Prova më e thjeshtë janë vetë syzet e diellit me të cilat Monika Kryemadhi shfaqet në klipin ku fton shqiptarët që të mendojnë pozitivisht.

Janë syze “Chrome Hearts”, që kushtojnë rreth 1.5 mln lek, ose 1270 euro. Nëse të gjithë shqiptarët që ajo u drejtohet do të kishin mundësi të mbanin syze të tilla, atëherë me siguri edhe ata do të mendonin pozitivisht, ashtu si Monika Kryemadhi.

Kjo nuk është hera e parë që Monika tregon luksin në të cilin është zhytur prej kohësh. Rast i freskët është nga një foto të publikuar në rrjetet sociale më 9 gusht nga ish-kryetarja e ish-LSI të shndërruar në Parti e Lirisë, që Ilir Meta ironikisht preferon ta quajë partia antikorrupsion.

Foto duket krejt normale mes një grupi miqsh, por ajo që s’është normale është çmimi i shapkave që mban veshur Monika Kryemadhi, që nga një kërkim i thjeshtë në Google rezultojnë mbi gjysmë milioni lek.

Më herët, në një intervistë televizive të disa viteve më parë, Kryemadhi tregonte me krenari ‘kështjellën’ në Gjirin e Lalëzit, ku edhe macja kishte banjon e vet personale.

Videoja shkaktoi reagime në publik, aq sa njerëzit ngritën me të drejtë pyetjen se cili ishte burimi i të ardhurave i vilës superluksoze të Monika Kryemadhit. Pas këtyre reagimeve, videoja në fjalë është zhdukur nga interneti.

S.C/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jorida Tabaku: 19/08/2022 12:19

    O Shqiptar Monika dhe gjith raca politike nga të katër krahët jan : kriminel, hajdut, imoral, gënjeshtar, mashtrus, me një fjal me 100 të zeza. Po un kam një pytje si Balona Tabake që jam kush i voton kto monstra ? ? ? ? ? Për shëmbull babai im nga brek grisur i kriminelit Enver u bë miljoner me euro. Po ku i gjeti i vodhi kur un isha nënkryetare bashkie. E un Balona tabake dal e bëj moral se kshu ma do puna. Me një fjal kryehajdutja gërthet kape hajdutin kape. E e fundit populli Shqiptar është fajtor që voton tipa si Öike floriri, salhe bajga, Jorida Tabaku, Monika kok öopa e gruaja me fytyr burri të shëmtuar Albana Vokshi krye kusare. Me një fjal çfar mbillni korni o Shqiptar.

    Përgjigju
  • Likja: 19/08/2022 11:25

    Syzet sjane asgje po manikotat e silikonit ne fytyre i kane shkuar 300.000. mije euro

    Përgjigju
  • Besti: 19/08/2022 10:17

    Po mire thote mendoni pozitivisht se vijne syzet vete si monikes qe i gjen ne trotuar gjate protestave

    Përgjigju
  • Rob metaj: 19/08/2022 08:38

    Phyy race m**ti

    Përgjigju
  • Qifqija: 19/08/2022 07:49

    Ckeni more milet me njerzit e punes…asaj dhe Ilirit i ka ren bretku ne pune, dite e nate per ju mendoj e e punojne…por juve jeni mosmirenjohes.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 19/08/2022 00:36

    Gjynah e shkreta ka vuajtur duke i mbledhur ato cika lekesh. I vjen keqqqqq edhe per fukaran. Prandaj duhet me e pas kujdes me mendu pak.

    Përgjigju
  • BENI: 19/08/2022 00:36

    TA SHIKOJE POPULLI SE C'FARE PALACOJE ESHTE KRYEMADHI,,,,HAJDUTJA E PARAVE TE POPULLIT SHQIPTAR...KETA TE LSI,,,DUHEN DJEGUR ME BENZINE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'