Berisha zgjedh kryetar të PD në Kamëz Arjan Hoxhën e gjakderdhjes së Elbasanit 4 ditë para zgjedhjeve! Kush është drejtuesi i grupit që vrau Pjerin Xhuvanin

Berisha zgjedh kryetar të PD në Kamëz Arjan Hoxhën e gjakderdhjes së Elbasanit 4 ditë para zgjedhjeve! Kush është drejtuesi i grupit që vrau Pjerin Xhuvanin

Arjan Hoxha në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe emri i tij në listën e zgjedhjeve të Berishës

Në Partinë Demokratike janë duke u zhvilluar zgjedhje për krerët e degëve, proces i organizuar në mënyrë të njëanshme nga Komisioni i Rithemelimit i Berishës dhe që nuk njihen nga pala tjetër brenda partisë. Berisha po zgjedh kryetar degësh mbështetësit e tij. Rasti është i kryetarit të Kamzës. Arjan Hoxha është zgjedhur disa ditë më parë kryetar i degës së PD në këtë bashki me 788 vota, ndërkohë që kishte përballë tre kandidatë të tjerë.

Hoxha, ish-Shef i Sektorit të Krimit Ekonomiko-Financuar në pushtetin e Sali Berishës, me vartësi direkte nga Agron Kuliçaj. Ai është një besnik i Berishës pasi ishte një prej delegatëve që mori pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit, madje i përcaktuar në tribunën kryesore, shumë pranë ish-Kryeministrit siç duket edhe në foto.

Arjan Hoxha, me rreth të kuq, në Kuvendin e Berishës më 11 dhjetor

Emri i tij u bë i njohur, si një nga të prangosurit për ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, u vra nga grupi i armatosur i Partisë Demokratike Pjerin Xhuvani, mbështetës i Partisë Socialiste. Arjan Hoxha ishte përgjegjës i sigurisë  për shtabin elektoral  të Partisë Demokratike për  qarkun  Elbasan, pra kreu i grupit që vrau Xhuvanin.

Ai ka qenë gjithashtu i emëruar në vitin 2017 nga vetë Gazment Bardhi, kur u bë ministër Drejtësie, si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Çfarë ndodhi në Elbasan më 21 prill 2021

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 21 prill pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike në këtë qytet, Gazmend Bardhi. Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një strukture të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend.

Emri i Arjan Hoxhës mes kandidatëve të Rithemelimit, për Degën e Kamzës

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 25/04/2022 06:56

    kjo eshte ,Spakucfare bene a po ska nge ,me pelqejne kure thone dretesia eshte e kapur nga Rama

    Përgjigju
  • Luli: 24/04/2022 14:58

    Le te beje Saliu 100 zgjedhje. Pse te mos i beje, spakun e ka, i pjes te mire te demokrateve i ka, edhe ju mediat qe jepni habere perdite ju ka, le te beje çti doje qejfi Sal kriminelit.

    Përgjigju
  • Moli: 24/04/2022 13:58

    Po ce pyt. Kerma fare. Ka lezet ana tjeter: e do nga Qifet a, Rrajat a, njoni me pllumb se tjetri.

    Përgjigju
    • Baba: 24/04/2022 14:37

      ???????????? i madh

  • Shuli: 24/04/2022 11:32

    Imagjino ky eshte shoku i ngushte i ca kuksianve me probleme te thella me drogen e urim pepes nga puka. Emri i fillon me A. Po ka kureshtare te pyesin.

    Përgjigju
    • Shuli: 24/04/2022 13:12

      Ca kara nga fisi Allarai

    • Andi: 24/04/2022 12:39

      Altini ? Apo jo Po ca thojn shok i visit visi me tinin nuk jane bashke

  • vironi: 24/04/2022 11:29

    Sigurisht qe Sali NON GRATA kriminelat do mbledhi.... Konsolidohet partia NON GRATA...

    Përgjigju
  • Cubi: 24/04/2022 11:20

    Po dihet ajo pun. Te gjith kriminelat dhe mafiozet jan te strehuar ne shqup. Kjo eshte parti kamikaze dhe prandaj kur vijn zgjedhjet fiton ate me te gjatin.

    Përgjigju
  • Kamzaa: 24/04/2022 09:15

    Nuk ka njeri ma spiun,moterq... fisq.. se ky.turp per zotin berisha.

    Përgjigju
  • Zijaqini injorant: 24/04/2022 08:47

    Askush nuk e di por ky Hoxha ka qene edhe avokati Vis Martinajt per nje kohe te gjate. U be avokat i tij pasi lidhjet i ka patur me Visin qekur ishte oficer policie ne drejtorine vendore Tirane. Shiste info dhe bente lek ne kurriz te shokeve te tij. Jo me kot kur e hoqen nga puna filloi avokat me martinajn. Rrinte gjithmone me prokure ne xhep se e dinte se nje dite do arrestohej per shkak te takimeve te dyshimta me martinajn dhe si ish oficer merrte masa per ti paraprire. Ky jo kryetar dege po as roje haleje te pd sduhet te ishte. Atij paplekes i qofte i lehte burgu se e perdori si legen dhe vete doli pa lagur.

    Përgjigju
    • Bubi: 24/04/2022 10:51

      Kur ishte ne pune ky trimi thoshte jam nga tropoja dhe kur donte te bente krrjere me nul moken thoshte jam kuksian pa e kuptuar se kake nga tropoja dhe mut nga kukesi sido qe ta marresh ishte.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK